Lifestyle

February 23, 2017 | 9:56

Si t’i mbani shajet e kokës?

Është një aksesor shumë fëmijëror, por ama një tendencë e kësaj pranvere për fashionistet e çdo moshe. Ja se si t’i vendosni në flokë…

 

shaje-koke

Shalli i kokës është shndërruar një ndër zgjedhjet më të kërkuara këtë pranverë-verë nga femrat e çdo moshe. Ndaj, harrojini rrathët tipikë prej cope e me kordele që mami ju detyronte t’i vinit në kokë për të mos ju rënë baluket ndër sy. Tani keni shallin, që e kryen përsosmërisht këtë funksion, duke i dhënë look-ut tuaj një pamje perfekte. Por mbetet një dyshim ama: si ta vini në kokë, që të evitoni të dukeni si një vajzë e vogël? Ndiqni këshillat tona…

Të mëdha e me fjongo

Shiriti për flokë në këtë stinë është një aksesor joshës dhe misterioz. Në krye të modeleve janë ato të thjeshtat e lineare, të zgjedhura në variant super të mëdha, të buta e të zbukuruara me një fjongo të madhe.

Rroftë luksi!

Shalli i flokëve mund t’i japë një veshjeje një efekt të menjëhershëm vintage, sidomos nëse zgjidhni modele të stilit të viteve ’20. Për të imituar stilin e sofistikuar të dhjetëvjeçarit të dytë të shekullit të kaluar, zgjidhni një model të çmuar, të zbukuruar me gurë, temina e xixa – të cilat mes të tjerave – do t’i dhurojnë fytyrës shumë dritë.

Ylber ngjyrash

Nëse doni të luani me look-un tuaj, shalli i flokëve është ai që bën për ju. Por, për ta bërë sa më mirë këtë gjë, duhet të shfrenoni fantazinë, duke zgjedhur një model plot ngjyra e të dekoruar me viza ose pika. Të parat, në fakt, janë ideale për një veshje të freskët dhe verore, ndoshta një fustan njëngjyrësh, i gjatë e i hollë, ndërsa modelet e shajeve të flokëve me pika, kombinohen me një look sportiv, me një këmishë të lidhur në bel.

Stilimi i flokëve

Sido që të jetë modeli i shallit të flokëve që bën për ju, është mirë ta kombinoni me një model të thjeshtë flokësh, për të zbutur efektin sportiv që jep si aksesor. Flokët mund t’i mbani të lëshuar ose me një model të mbledhur, gërshet, si dhe mund t’i riktheheni stilit të viteve ’60 me modelin topuz e paksa të shpupuritura.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top