Të qëndruarit gjatë ulur nuk është e lehtë për fëmijët. Kjo vlen edhe kur janë në makinë, kur nuk flenë, mërziten dhe bëhen të padurueshëm nëse s’merren me diçka. Ja disa ide për t’u zbatuar në rastet e udhëtimeve të gjata me familjen.
Masat paraprake
Fëmijët nuk janë të rritur në miniaturë, të aftë për t’u ambientuar lehtësisht me vendqëndrimet në automjet. Udhëtimi me ta, sidomos kur janë të vegjël, duhet t’ju gjejnë të përgatitur për të papriturat e tyre, nevojat e të mos bërit asgjë për disa orë dhe atë që nënkupton, të qëndruarit pa lëvizur në sedilje. Për më tepër, kur fëmijët mërziten, fokusohen tek uria, kanë etje, tregojnë mungesë rehatie në kolltukun e makinës, nisin të flasin me zë të lartë, madje afrohen ngjitur pas vendit të shoferit duke shtyrë. Kush e ka provuar, e ka të qartë gjithë këtë. Masat paraprake para nisjes, mbi të gjitha, u përkasin veshjeve, të cilat duhet të jenë të rehatshme dhe të përshtatshme për temperaturën në makinë. Hiqini këpucët nëse rruga është e gjatë. Nuk duhet të mungojnë as pajisjet për çdo moshë, si biberoni, loja e preferuar, kukulla apo libri plot vizatime. Është mirë të shmangen lodrat e zhurmshme, të cilat mund të shqetësojnë pasagjerët e tjerë. Vëmendje duhet pasur dhe tek ushqimi. Para se të filloni udhëtimin, duhet t’i ushqeni fëmijët lehtë. Mandej, një shishe ujë është gjithmonë mirë ta keni në dispozicion për të shuar etjen, por edhe një vakt i vogël me vete ia vlen për të thyer urinë rrugës.
Lojërat, shkurtojnë distancat
Ka mjaft lojëra që mund të bëhen kur gjatë udhëtimit ka trafik. Natyrisht që i njëjti disk për fëmijët nuk mund të dëgjohet. Ndaj mund të përdorni mënyrën klasike, lojën me emra sipas germave të alfabetit. Një tjetër zgjidhje është numërimi i makinave gjatë rrugës sipas ngjyrave, kush gjen më shumë është fituesi, ose leximi i tabelave dhe gjetja e një rime që i shkon për shtat. Pse jo dhe t’u mësosh fëmijëve pesëvjeçarë mësime për drejtimin e mjetit. Të njohë dhe të lexojë tabelat rrugore, mund të jetë një lojë mbi rregullat e sigurta të udhëtimit: distanca e sigurisë, shpejtësia, përdorimi i frenave. Kjo mund të shpërbejë si mësim i vlefshëm për t’u treguar i kujdesshëm dhe i mirinformuar. Në rastet kur trafiku rëndohet apo bllokohet, edhe te fëmijët rritet tensioni. Loja bashkërisht mund t’i ndihmojë pasagjerët e atygjendur të jetojnë një çast intimiteti dhe qëndrueshmërie. Nëse fëmijët po përgatiten për në shkollë, mund të luajnë me targat e makinave përpara duke mbledhur numrat në kërkim të shifrave më të larta, ose të kërkojnë nëpër qytet (kafshë apo fruta) ku emri u fillon me shkronjën që mban targa. A mund t’u kërkohet ndihmë fëmijëve që monitorojnë se cila prej makinave është duke ecur më shpejt? Po, të gjithë mund të ndihmojnë, madje gjatë udhëtimeve të gjata fëmijët mund të përshëndeten me moshatarë të tyre gjatë shkëmbimeve nga makinat rendëse, gjë që mund ta bëjë ndryshe udhëtimin.
Ndalesat e shkurta
Ndalesat janë një çast i rëndësishëm i udhëtimit, i japin mundësi trupit të çlodhet. Për aq sa kohë ka, bëjini fëmijët të lëvizin, të vrapojnë, të hidhen, të çlirohen paksa. E rëndësishme është t’i pyesni herë pas here për nevojat personale, për t’i dhënë mundësi edhe drejtuesit të gjejë një vend për të ndaluar. Kujdes! Imazhet lexuar rrëmbimthi gjatë udhëtimit mund të shkaktojnë presion të ajrit në vesh, çka te personat e ndjeshëm përkthehet në ndjesinë e rrufës. Për të shmangur shenjat e para, nevojitet frymëmarrje e thellë me dritare hapur, aromë karameleje apo limoni, xhenxhefil, mente ose likuricia.
Me disa truke gjatë udhëtimit me fëmijët në bord, stresi i mundshëm për të gjithë mund të kalojë në mundësi të këndshme për t’u shijuar në shoqërinë e njëri-tjetrit. Edhe në makinë, e vërteta nis nga qëndrimi me të cilin ne jemi të predispozuar për t’u përballur me të.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.