Sezoni veror ka nisur dhe mezi presim të shkojmë në det për të marrë kripën e tij freskuese, për t’u zhytur në ujërat e kaltër dhe për t’u çlodhur nga rutina e përditshme. Por, për disa prej nesh, një alternativë e shkëlqyer mund të jetë edhe uji i ëmbël i pishinave, një mundësi tjetër po aq relaksuese dhe gjithashtu e mrekullueshme për të kaluar një ditë të këndshme larg stresit të punës. Megjithatë, përtej argëtimit dhe çlodhjes që na ofrojnë këto ujëra, është e rëndësishme të mendojmë për mirëqenien tonë, sidomos kur bëhet fjalë për mbrojtjen e flokëve.
Si mund t’i mbrojmë flokët gjatë aktiviteteve në ujë? Le të zbulojmë disa këshilla të dobishme për të siguruar që relaksimi të mos kthehet në një problem për shëndetin tonë.
Flokët janë një pjesë shumë e rëndësishme e pamjes sonë dhe meritojnë kujdes të veçantë, sidomos gjatë aktiviteteve që përfshijnë ekspozimin ndaj ujit të pishinës dhe ujit të detit. Të dyja këto lloje uji kanë efekte të ndryshme mbi flokët, dhe është e rëndësishme të dimë si t’i mbrojmë ato nga dëmtimet që mund të shkaktojnë. Edhe pse uji i pishinës dhe ai i detit janë të ndryshëm në përbërje, ata mund të shkaktojnë probleme të ngjashme në flokët tanë nëse nuk merremi me kujdes të duhur.
Dëmtimet që shkakton uji i pishinës
Uji i pishinës është zakonisht i pasuruar me klor, një substancë kimike që përdoret për të mbajtur ujin të pastër dhe për të eliminua bakteret. Ndërsa klori është shumë efektiv për këtë qëllim, ai ka efekte të dëmshme për flokët. Përdorimi i tepërt i klorit mund të:
Thajë flokët duke hequr vajrat natyralë mbrojtës.
Dobësojë kutikulën e flokut, duke bërë që ato të bëhen të brishtë dhe të prirura ndaj thyerjes.
Ndryshojë ngjyrën e flokëve, sidomos tek biondet, të cilat mund të marrin një nuancë jeshile pas ekspozimit të vazhdueshëm.
T’i bëjë flokët të ngatërruar dhe të pa shndritshëm.
Dëmtimet nga uji i detit
Nga ana tjetër, uji i detit përmban kripë dhe minerale të tjera, që gjithashtu mund të ndikojnë negativisht në flokë. Kripa ka efekte të ngjashme me klorin, duke i thithur lagështinë nga flokët dhe duke i bërë ato më të thatë dhe më të ashpër. Uji i detit mund të:
T’i thajë flokët, sepse kripa tërheq lagështinë natyrale që ata kanë.
Dobësojë strukturën e flokut, duke bërë që flokët të bëhen më të brishtë dhe më të prirur ndaj thyerjes.
Zbehë ngjyrën e flokëve të ngjyrosur, duke i bërë ata më të zbehtë dhe duke ndryshuar tonin e ngjyrës.
Rrit ngatërrimin dhe vështirësinë e krehjes pas kontaktit me ujin e detit.
Si t’i mbrojmë flokët nga uji i pishinës dhe uji i detit?
1.Lagini flokët me ujë të pastër
Përpara se të futeni në pishinë ose në det, lajeni flokët me ujë të pastër. Flokët e lagur thithin më pak ujë të kripur ose të kloruar, duke ulur dëmtimin e mundshëm.
2.Përdorni vajra ose balsam mbrojtës
Vajrat natyralë si ai i kokosit, arganit apo bajames mund të krijojnë një shtresë mbrojtëse mbi flokë. Përdorni gjithashtu balsam pa shpëlarje (leave-in conditioner) që mbron flokët nga ekspozimi ndaj kripës dhe klorit.
3.Vishni një kapuç noti
Një kapuç noti mund të ofrojë një mbrojtje shumë të mirë ndaj ujit të detit dhe klorit. Ai minimizon kontaktin e drejtpërdrejtë të flokëve me ujin, duke ndihmuar në ruajtjen e shëndetit të flokëve.
4.Shpëlajini flokët menjëherë
Pas daljes nga pishina ose deti, shpëlajini flokët menjëherë me ujë të pastër. Kjo do të largojë klorin ose kripën nga flokët dhe do të ndihmojë në ruajtjen e shëndetit të tyre.
5.Përdorni shampo dhe balsam hidratues
Pas notit, përdorni shampo të butë dhe pa sulfate që mund të pastroni flokët pa i tharë më shumë. Për më shumë hidratim, përdorni maska dhe balsam të pasura me përbërës natyralë që ndihmojnë në rikthimin e lagështisë.
6.Mbani flokët të mbyllur ose të mbledhur
Mundohuni të mbani flokët të mblidhura gjatë notit për të zvogëluar ekspozimin ndaj ujit të detit dhe klorit. Një topuz ose një bisht mund të jetë një opsion i mirë për mbrojtjen e flokëve.
Si uji i pishinës, ashtu edhe uji i detit kanë efekte të dëmshme për flokët nëse nuk merremi me kujdes të duhur. Klorin dhe kripën duhet t’i mbrojmë nga ato duke përdorur produkte mbrojtëse, duke lagur flokët me ujë të pastër para notit, dhe duke i pastruar ato menjëherë pas daljes nga pishina apo deti. Me disa hapa të thjeshtë kujdesi, mund të ruajmë flokët tanë të shëndetshëm dhe të bukur, pavarësisht ekspozimit ndaj ujit të kloruar ose të detit.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.