Këshilla & Arsye

April 20, 2018 | 14:25

Si t’i ndihmoni fëmijët që të shmangin rreziqet e internetit?

Prindërit e dinë që interneti është një vend i rrezikshëm. Fëmijët aty janë të ekspozuar ndaj imazheve dhe videove pa filtra. Për këtë arsye fëmijët duhet të marrin një edukim thelbësor në lidhje me rreziqet dhe situatat që vijnë nga interneti.

Një udhëzues i dobishëm vjen nga Kaspersky Lab, i cili u shpjegon prindërve disa informacione të rëndësishme sesi t’i mbrojnë fëmijët e tyre. Është e rëndësishme të flasësh me kujdes dhe me sinqeritet të madh me fëmijën për rreziqet që ka interneti. Ky është një fjalim që duhet të bëhet sapo fëmijët të fillojnë të përdorin kompjuter, smartfonë dhe tableta.

Nga ana tjetër, 70% e fëmijëve kur janë 10 dhe 15 vjeç kanë një telefon dhe një llogari në internet. Pasi t’u keni shpjeguar rreziqet me të cilat ata mund të përballen fëmijët duhet të mësojnë se si të mbrojnë informacionet që ata vendosin në internet.

Për shembull, profili që ata kanë në rrjetin social Facebook ose Instagram duhet të mbrohet dhe të jetë i disponueshëm vetëm për miqtë.

Këta të fundit duhet të jenë njerëz që njihen edhe në jetën reale. Një ndihmë shtesë mund të jetë një program për kontroll prindëror, i cili përcakton kufizime të sakta në lundrim, duke parandaluar fëmijët që të kryejnë veprimtari të rrezikshme ose të kenë kontakt me përmbajtje të papërshtatshme për moshën e tyre. Operatorët e telefonit zakonisht ofrojnë mundësi për të kontrolluar hyrjen në internet.

Burimi / https://www.pernenat.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top