Këshilla & Arsye

November 3, 2017 | 15:28

Si t’i përjashtojmë psikovampirët nga jeta? 3 zgjidhje për të ruajtur energjitë.

Psikovampirët janë ata njerëz që na shpenzojnë energjitë tona në bashkëbisedime, vetëm qahen dhe ankohen për veten, e për rrjedhojë ne dëgjuesit, ndihemi të plogësht, me dhimbje koke, pa vullnet e dëshirë për të punuar. Por ka mekanizma mbrojtës për t’i kontrolluar këta njerëz.

1. Një strategji shumë efektive për ta praktikuar është: “çaktivizoni” ndikimin që kanë tek ne. Mos hezitoni, për shembull, të përsërisni me vete që: ata mund të m’i marrin energjitë vetëm nëse unë do ia lejoj”.

2. Arsyetoni. Ka njerëz që këmbëngulin me sjelljen e tyre, duke thënë vetëm gjëra negative, se si jeta tregohet e keqe me ta. Një mënyrë për t’i ndalur dhe të arsyetosh me siguri është: “në vend që të ankoheni, reagoni kundrejt gjithçckaje që nuk ju pëlqen”, “do të më pëlqente që të paktën një herë, të jem në gjendje të flas për gjëra pozitive”.

3. Mësoni të thoni “jo”. Kjo strategji është e thjeshtë dhe efektive. Shpjegojini menjëherë vampirit tuaj emocional se nuk keni kohë të dëgjoni kritikat e tij, se nuk jeni të gatshëm të merrni pjesë në thashetheme dhe, mbi të gjitha, të abuzoni në asnjë mënyrë.

Si përfundim, ka një kohë kur duhet të bëhemi të vetëdijshëm për nevojat tona, për të parandaluar që të tjerët të dëmtojnë jetën dhe qetësinë tonë. Sepse nuk mund të jemi gjithnjë të rrethuar nga njerëz që na ofrojnë ekuilibër dhe lumturi. Duhet të mësojmë të sillemi me maturi dhe respekt ndaj atyre që na ekspozojnë ndaj stuhive të erës, por duke qëndruar në fakt gjithnjë të sigurt dhe të vetëdijshëm për atë që duam.

Përgatiti Orjona Tresa / Burimi www.bigodino.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top