Deri në moshën 4-vjeçare fëmijët nuk janë të vetëdijshëm për dallimet mes njerëzve si raca, ngjyra, aftësitë fizike etj. Në këtë moshë ata arrijnë t’i vërejnë ndryshimet dhe janë shumë kuriozë të dinë rreth tyre. Nëse fëmija ju pyet për dikë që ka ngjyrë tjetër, ose aftësi të kufizuara nuk ka asgjë për t’u shqetësuar. Kjo është tërësisht normale.
Si të filloni të flisni për aftësitë e kufizuara me fëmijët tuaj?
Gjej një pikënisje për bisedën
Nëse shikoni një fëmijë që i përket një pakice kombëtare, një person në karrocë me rrota dhe fëmija ju pyet, mund të filloni t’i shpjegoni se disa njerëz nuk janë në gjendje të ecin, disa të shohin, disa të flasin etj.
Përgjigju pyetjeve në mënyrë të drejtpërdrejtë
Në mënyrë që fëmijët ta kuptojnë sa më drejt atë që ju i shpjegoni, duhet që përgjigjet tuaja të jenë sa më të shkurtra e të qarta. Për shembull kur fëmija ju pyet përse dikush është në karrocë, përgjigjuni shkurt “sepse nuk mund të ecë”.
Jini të ndershëm me fëmijën
Nëse nuk e dini përgjigjen e një pyetjeje, mos u përpiqni të gënjeni, më mirë pranojeni që nuk e dini.
Kujdes për gjërat që thoni
Kujdesuni si të përshkruani njerëzit me aftësi të kufizuara. Mundohuni të mos përdorni terma përçmues si “të meta”.
Theksoni se njerëzit janë të barabartë
Shpjegojini fëmijës suaj se nëse një bashkëmoshatar i tij nuk mund të ecë, asgjë nuk e ndryshon atë nga fëmijët e tjerë. Edhe ai ka dëshirë njësoj të luajë si të gjithë.
Mundësojini fëmijës libra dhe programe televizive që kanë diversitet.
Burimi / https://www.pernenat.al/
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.