Këshilla & Arsye

November 13, 2018 | 7:09

Sigma Interalbanian Viena Insurance Group: KURSE KOHË, KURSE PARA, NDJEHU I SIGURT!

Jemi të vetëdijshëm që fjalët “trend” dhe “sigurim” nuk do i mendonim ndonjëherë të shkonin së bashku në të njëjtën fjali, por me sa duket jemi gabuar. Disa nga kompanitë e sigurimeve në vend tashmë kanë përqafuar risitë teknologjike, të cilat gjithnjë e më shumë na befasojnë me krijime të reja. Tashmë në celularin tonë, përveç aplikacioneve informative të ndryshme, mund të kemi dhe aplikacionin utilitar të kompanisë së sigurimeve Sigma Interalbanian Vienna Insurance Group.

Drejtori i Përgjithshëm i kësaj kompanie, z. Klaidi Çitozi e pranoi menjëherë propozimin për krijimin e këtij aplikacioni dhe mbështeti personalisht procesin. Teknologjia tashmë është në duart e të gjithëve dhe pse të mos jetë edhe kjo kompani më pranë klientit nëpërmjet lehtësirave që sjell ajo?

Me siguri po pyesni veten se çfarë mund t’ju ofrojë një kompani sigurimi nëpërmjet aplikacionit në celular?! 

1

Përveç informacioneve të shumta që mund të merrni për produktet e ndryshme në çdo moment, risia që sjell kjo kompani është blerja e disa policave sigurimi direkt nga celulari. Për shkak të thjeshtësisë së procedurave të marrjes në sigurim, aktualisht nëpërmjet aplikacionit mund të blihen vetëm siguracionet e detyrueshme motorike, që janë TPL, Karton jeshil, Polica kufitare si dhe Shëndeti në Udhëtim.
Jeni duke u përgatitur për një udhëtim dhe keni 100 gjëra për të bërë përpara se të niseni? Ju duhet Karton jeshil dhe shëndet në udhëtim? Të dilni nga shtëpia për të bërë këtë gjë do ju duhet më shumë se një orë kohë. Në të vërtetë, sot koha është një aset
shumë i çmuar, andaj duke blerë policat e sigurimit direkt nga celulari mund t’i kursejmë vetes shumë minuta dhe stres. Shqetësimin se ku ndodhet agjencia më e afërt e sigurimit ndërkohë që ora fluturon nëpër qytet deri sa të shkosh e të presësh që siguracioni të jetë gati. 

Sipas kuadrit ligjor në fuqi, polica e sigurimit është e vlefshme vetëm kur është fizikisht e printuar, prandaj me anë të aplikacionit mund të bëhet vetëm porosia dhe pagesa, dhe brenda një afati kohor shumë të shkurtër, polica e sigurimit dorëzohet në adresën që gjendet në të dhënat personale në aplikacion. Procesi i regjistrimit zgjat vetëm 10 minuta, dhe është pa pagesë. 

Duke u regjistruar si përdorues i tij, klientët mësojnë në kohë reale për ofertat e ndryshme që aplikon kompania si dhe fitohen pikë për çdo blerje të kryer. Këto pikë mund të përdoren në blerjet e mëvonshme, duke aplikuar zbritje në çmimin fillestar të produktit.
Aplikacioni nuk mund të përdoret vetëm për blerjet e policave personale, por ju mund të blini edhe siguracionet për të afërmit apo miqtë tuaj që nuk janë shumë familjarë me teknologjinë.
Një incentivë shumë interesante që po përdor kompania aktualisht për promovimin e aplikacionit është polica KASKO PMM (Përplasje me Mjet Motorik) e cila ofrohet falas për çdo blerje të policës së detyrueshme TPL. Në këtë mënyrë përdoruesit nuk sigurojnë vetëm përgjegjësinë për dëmet që mund t’i shkaktojnë të tjerëve në një aksident, por edhe dëmtimet që mund të pësojë automjeti i tyre.

Përsa i përket garancisë së procesit të trajtimit të dëmeve, nuk duhet të kemi asnjë pikë dyshimi, duke qenë se Sigma Interalbanian VIG është kompania që paguan më shumë dëme në tregun e sigurimeve.

Gjithashtu, fakti që është pjesë e një grupi si Vienna Insurance Group bën që shërbimi që ofrohet në këtë kompani të jetë i standardeve evropiane. Dhe sipas ideatorit të këtij aplikacioni, z. Elvis Hasani, i cili është pjesë e kompanisë prej pak më shumë se një vit, shumë shpejt do të bëhet e mundur që procedura për dëmshpërblim të iniciohet nga celulari, duke dërguar fotot dhe informacionin e nevojshëm direkt nga vendi i ngjarjes. 

Çdokush që ka një praktikë dëmi pranë kompanisë, mund të shikojë etapat në të cilat po kalon trajtimi i rastit të tij në kohë reale.

Aplikacioni mund të shkarkohet me emrin SIVIG në AppStore dhe Google Play dhe në një të ardhme të afërt do të jetë në shërbim të klientëve edhe shitja nëpërmjet web-it.

E nëse ende jeni skeptikë nëse duhet të filloni të kurseni kohë dhe para duke përdorur këtë aplikacion, nuk ju kemi thënë ende gjithçka. Ndërkohë që ju kryeni
transaksionin për blerjen e policës, jeni lidhur direkt me bankën, dhe asnjë nga të dhënat e kartës tuaj nuk ruhet në serverin e kompanisë. Kjo ju mbron nga çdo mundësi keqpërdorimi i të dhënave tuaja personale dhe ato bankare. Për të kryer një blerje nëpërmjet këtij aplikacioni mund të përdoret si karta e kreditit ashtu dhe ajo e debitit. Por ky aplikacion ofron shumë më tepër se të blesh një policë sigurimi. Shumë persona kanë nevojë të informohen mbi produktet e sigurimeve, për çmimet e paketave të ndryshme apo duan të takojnë një përfaqësues të kompanisë personalisht.

Një rubrikë me informacion për çdo produkt, një rubrikë tjetër me pyetjet më të shpeshta, një hartë dixhitale që përmban pikat e autorizuara të shitjes, pikat e servisit të kontraktuara nga kompania si dhe rrjetin mjekësor SIVIG, do të jenë në dispozicion të përdoruesve nëpërmjet aplikacionit. 

“Klientët janë gjithnjë e më tepër të angazhuar në përditshmërinë e tyre, dhe nevoja për produkte sigurimi është gjithnjë në rritje. Nëpërmjet aplikacionit ne u ofrojmë të gjithëve mundësinë të njihen me produktet dhe tarifat tona në çdo moment dhe të kenë mundësinë t’i bëjnë të tyret kur ata kanë kohë, dhe jo vetëm gjatë orarit zyrtar. Një klient i mirëedukuar dhe i mirinformuar, ka më shumë gjasa të krijojë një marrëdhënie besimi me kompaninë e duhur, dhe këtë synojmë të arrijmë nëpërmjet përdorimit të teknologjisë në punën tonë” shprehet znj.Dorinela Ndrejaj, Drejtoreshë Marketingu e kompanisë.
“Sigma Interalbanian Vienna Insurance Group” sh.a, ose “SIVIG ”, u themelua në 1999. Aktiviteti i saj kryesor është ofrimi i sigurimit për mjetet motorike, pronën, shëndetin dhe sigurime të tjera jo-jetë. Në 2004 gjithashtu filloi aktivitetin e saj në Kosovë nëpërmjet degës së saj. Që prej vitit 2007 është pjesë e grupit lider të sigurimeve në Evropën Lindore dhe Qendrore, Vienna Insurance Group. 

Adresa: Rr. Komuna e Parisit, Pallati Lura, Tiranë, Albania
TEL: (falas) 0800 01 01 | +355 4 225 8254 | FAX:+355 4 225 8253
E-mail:[email protected] | www.sivig.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top