Në fokus

July 13, 2017 | 13:19

Siguria e pacientit kërkon ndërgjegjësim për të drejtat e tyre

Shpesh, njerëzit nuk i kuptojnë të drejtat specifike në kohën e kujdesit të tyre, sepse këto të drejta nuk janë të përcaktuara qartë ose të përfshira në një paketë dokumentesh që pacientët duhet të nënshkruajnë gjatë regjistrimit.

pacientiTë drejtat e pacientit janë ato rregulla themelore të sjelljes ndërmjet pacientëve dhe kujdestarëve mjekësorë, si dhe institucioneve dhe njerëzve që i mbështesin ato. Kujdestarët mjekësorë përfshijnë spitalet, personelin shëndetësor, si dhe agjencitë e sigurimit ose çdo pagues të kostove mjekësore. Ky është një përkufizim i gjerë, por ka edhe përkufizime paksa më specifike. Për shembull, përkufizimi ligjor është si më poshtë: Të drejtat e pacientëve janë deklarata e përgjithshme e miratuar nga shumica e profesionistëve të kujdesit shëndetësor, që mbulon çështje të tilla si qasja në kujdes, dinjiteti i pacientit, konfidencialiteti dhe dakordësia për trajtim.

2

Shoqata “Together for Life” mbështetur nga USAID/Albania organizoi një takim informues mbi të drejtën e informimit të pacientëve përmes advokimit të mbrojtjes ligjore. Avokatia Ledia Muraku, e cila udhëhoqi edhe trajnimin, vuri theksin tek marrja e barabartë e kujdesit shëndetësor dhe bëri thirrje që pacientët të ngulmojnë për të drejtën e tyre në të gjitha institucionet. Ka shumë organe të ndryshme dhe komisione për mbrojtjen e të drejtave të pacientëve: mbrojtësi i pacientëve në institucion shëndetësor, inspektimet shëndetësore, gjykatat, shoqatat qytetare për mbrojtjen e të drejtave të pacientëve…, ku qytetarët mund të dërgojnë zërin e tyre.

Në të vërtetë, kriza ekonomike ka një ndikim të drejtpërdrejtë në aksesin e kujdesit shëndetësor, veçanërisht për popullatën e prekshme, të cilët janë të ekspozuara ndaj përjashtimit social, rritjes së kostos ose heqjes dorë nga kujdesi mjekësor. Siguria e pacientit është gjithashtu e lidhur ngushtë me ndërgjegjësimin e pacientëve për të drejtat e tyre.

Përforcimi i të drejtave të pacientëve do të bëhet efektiv vetëm me bashkëpunimin dhe angazhimin e të gjithë aktorëve të kujdesit shëndetësor. Prandaj është thelbësore që të rritet ndërgjegjësimi lidhur me rëndësinë e të drejtave të pacientëve dhe përgjegjësitë e secilit në garantimin e respektit të tyre.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top