FB

March 10, 2026 | 17:30

“Sihana Baby Store” 1 vit sukses

 

Nga Orjona Tresa / Foto Redi Kanina

 

Thonë se kur lind një fëmijë, bashkë me të lindin edhe ëndrra që më parë nuk guxonim as t’i pëshpëritnim. Për një nënë, këto ëndrra shpesh marrin formën e një premtimi: për t’i dhënë botës diçka të bukur, të pastër dhe plot dritë. Pikërisht kështu, mes aromës së bebes dhe rrahjeve të shpejta të zemrës, lindi “Sihana Baby Store”.

Nuk nisi si një numër në planin e një biznesi, as si një kalkulim i ftohtë tregu. Lindi si një dedikim. Kur e vogla Sihanë ishte vetëm gjashtëmuajshe, prindërit e saj vendosën që dashurinë që ndjenin për të, ta kthenin në një strehë stili dhe përkujdesi për të gjithë fëmijët e tjerë. Emri i saj është shpirti i çdo veshjeje për beba dhe fëmijë, frymëzim i çdo koleksioni që mbërrin në duart e nënave shqiptare. Në përvjetorin e parë të shënuar në një mars,  “Sihana Baby Store” nuk kremton thjesht suksesin e një brandi, por rritjen e një familjeje. Është rrugëtimi i një gruaje si Ina, që ndërthuri mprehtësinë e konsulentes së biznesit me instinktin e pagabueshëm të nënës. Mes nuancave pastel të pranverës dhe të qeshurave që mbushin dyqanin, ky vit ka qenë një dëshmi se kur profesioni takon pasionin, rezultati nuk është thjesht një veshje, por një kujtim i bukur që fëmija juaj do ta mbajë veshur.

sihana-87

Si lindi “Sihana Baby Store”? Ishte një ëndërr e kahershme, një zgjedhje racionale biznesi, apo mishërim i një ndjesie të bukur që lindi bashkë me prindërimin?

“Sihana Baby Store” lindi nga zemra. Nuk ishte thjesht një ide biznesi, por një ndjenjë shumë personale. Emri nuk është zgjedhur rastësisht, është emri i vajzës sonë Sihana. Kur hapëm dyqanin, ajo ishte vetëm 6-muajshe, një bebe e vogël që na dha forcë dhe frymëzim. Më shumë se një biznes, “Sihana Baby Store” është pjesë e familjes sonë.

 

Sa ka ndikuar përvoja juaj si konsulente biznesi në ndërtimin dhe suksesin e “Sihana Baby Store”?

Po, ka ndikuar shumë. Përvoja si konsulente biznesi më ka dhënë një vizion më të qartë në ndërtimin e “Sihana Baby Store”, sidomos në strategji, organizim dhe mënyrën si ndërtohet besimi me klientët. Më ka ndihmuar ta zhvilloj brandin me qetësi dhe qëndrueshmëri, duke bashkuar profesionalizmin me pasionin personal.

 

Ky është përvjetori i parë i “Sihana Baby Store”. Nëse do ta përmblidhni me tri fjalë, si ka qenë ky rrugëtim i parë?

Pasion, përkushtim, rritje. Një vit i mbushur me sfida, punë dhe shumë dashuri për atë që po ndërtojmë çdo ditë.

 

Kemi parë në Instagram që “Sihana Baby Store” është ajo që vesh veshjet, ndërsa prezantimi bëhet nga tezja e saj. Sa e rëndësishme është kjo qasje reale në ndërtimin e imazhit të brandit?

Kjo ka ardhur shumë natyrshëm. Sihana është vetë frymëzimi i brandit, ndaj ishte e bukur që të ishte edhe pjesë e imazhit. Ndërsa Eda, si tezja e saj, e prezanton gjithçka me shumë dashuri dhe spontanitet. Çdo gjë që vesh Sihana merr jetë ndryshe, duket edhe më e bukur dhe shpesh bëhet frymëzim për shumë mama, duke u kthyer në një ndikim real për “Sihana Baby Store”. Kjo qasje familjare e bën brandin më të ngrohtë dhe më të besueshëm për prindërit.

 01

Çfarë gjejmë brenda “Sihana Baby Store”? Për cilat grupmosha ofrohen veshjet dhe si i keni ndarë koleksionet për djem dhe vajza?

Tek “Sihana Baby Store” do të gjeni veshje për fëmijë nga muajt e parë të jetës deri në moshat më të rritura. Kemi koleksione për bebe, vajza dhe djem, të përzgjedhura me kujdes për rehati, cilësi dhe stil.

Koleksionet janë të ndara qartë sipas grupmoshave dhe gjinive, në mënyrë që çdo prind të gjejë lehtësisht diçka të bukur dhe praktike për fëmijën e tij. Së fundmi, nga kërkesat e shumta për koleksione “Kids Edition”, kemi zgjeruar edhe grupmoshat. Nga 0–3 vjeç që kishim fillimisht, tani ofrojmë koleksione për 0–3 dhe 3–7 vjeç.

sihana-4

Trendet e modës për fëmijë ndryshojnë shpejt. Si e organizoni bashkëpunimin me partnerët jashtë vendit për të sjellë më të fundit në dyqanin tuaj?

Moda për fëmijë ndryshon shpejt, ndaj jemi gjithmonë në kontakt me partnerët tanë jashtë vendit dhe ndjekim trendet nga afër. Unë dhe bashkëshorti im, Lisian, merremi me përzgjedhjen e koleksioneve, duke i parë dhe vizituar nga afër, ndërsa Sihana dhe Eda vazhdojnë prezantimin dhe reklamimin. Në thelb, jemi një skuadër që punon bashkë.

 

Me ardhjen e marsit, vjen edhe gjallëria e pranverës. Si reflektohet ky ndryshim stine në paletën e ngjyrave dhe materialet që keni zgjedhur për koleksionin e ri në “Sihana Baby Store”?

Me ardhjen e pranverës, koleksionet tona bëhen më të lehta dhe më të gjalla në ngjyra. Kemi zgjedhur tone pastel, nuanca të buta dhe materiale të rehatshme si pambuku dhe tekstile të lehta, që i përshtaten stinës dhe rehatisë së fëmijëve. Qëllimi ynë është të sjellim freski, stil dhe komoditet në çdo veshje.

sihana-5

Tekstura është gjithçka për lëkurën e një fëmije. Si i përzgjidhni materialet dhe sa kompromis bëni midis dizajnit modern dhe komoditetit të pambukut apo fibrave natyrale?

Tek ne çdo detaj përzgjidhet me kujdes të veçantë. Materialet natyrale, si pambuku premium dhe fibrat e buta, vendosen në qendër për të respektuar lëkurën delikate të fëmijëve. Dizajni modern ndërtohet mbi cilësinë, duke krijuar një harmoni elegante mes stilit, komoditetit dhe finesës që përkufizon identitetin e brandit.

 

Si është të merresh me “stilimin” e një fëmije? Tek të vegjlit vendosin prindërit, por si ia dilni kur fëmijët më të rritur vijnë me preferencat e tyre?

Stilimi i fëmijëve ndryshon me moshën. Në fillim zgjedh prindi, me fokus rehati dhe cilësi, ndërsa më vonë përfshihen edhe preferencat e fëmijës. Synimi është gjithmonë një balancë mes komoditetit dhe të veshurit bukur.

5

Ju operoni me dyqan fizik apo dhe online? Si e balanconi eksperiencën e prekjes së materialit në dyqan me shpejtësinë e blerjeve në rrjete sociale?

Operojmë si me dyqan fizik, ashtu edhe online. Dyqani ofron eksperiencën e prekjes dhe përzgjedhjes nga afër, ndërsa rrjetet sociale e bëjnë blerjen më të shpejtë dhe të aksesueshme. Synojmë t’i balancojmë të dyja, duke ofruar të njëjtën cilësi dhe kujdes ndaj klientit në çdo formë blerjeje.

 

Cila ka qenë sfida më e madhe gjatë këtij viti të parë në tregun shqiptar?

Sfida më e madhe gjatë vitit të parë ka qenë ndërtimi i besimit në treg. Si një brand i ri, është dashur shumë përkushtim për të fituar besimin e prindërve dhe për të u diferencuar përmes cilësisë dhe shërbimit. Por kjo sfidë na ka ndihmuar të rritemi dhe të forcojmë identitetin tonë.

 

Përveç veshjes, a ofron “Sihana Baby Store” një këshillim stili për prindërit që duan diçka unike për festa apo evente?

Po, përveç veshjeve, në “Sihana Baby Store”ofrojmë edhe këshillim stili për prindërit që kërkojnë diçka unike për festa apo evente. I ndihmojmë të zgjedhin kombinime të veçanta, sipas stilit dhe rastit. Në shumicën e rasteve, prindërit që zgjedhin Sihana kërkojnë pikërisht veshje të bukura dhe të veçanta për dalje, që i bëjnë fëmijët të duken dhe të ndihen ndryshe.

 

Në këtë muaj të grave dhe nënave, sa ka ndikuar instinkti juaj si grua/nënë në mënyrën se si e keni ndërtuar vizionin e “Sihana Baby Store”?

Instinkti si nënë ka qenë thelbësor në ndërtimin e vizionit të Sihana-s. Çdo zgjedhje është udhëhequr nga ndjeshmëria ndaj rehatisë, cilësisë dhe kujdesit që çdo nënë kërkon për fëmijën e saj.

4 capture sihana-8


Adresa: Rruga “Muhamet Gjollesha”, pranë me shkollës “Sabaudin Gabrani”.

Cel: +355 69 977 4022

Instagram Sihana Baby Store

 

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top