Në mitomani apo në varësinë ndaj gënjeshtrave ekzistojnë disa simptoma, karakteristika të përbashkëta me lloje të tjera varësish siç janë:
• Nivele të larta të stresit kur përballet me situata të favorshme për të gënjyer
• Mendime të shpeshta që e shtyjnë “të sëmurin” të gënjejë
• Paaftësi për t’i rezistuar impulsit për të falsifikuar realitetin
• Çlirim i tensionit dhe kënaqësi, pasi nuk i janë zbuluar gënjeshtrat Ndërsa sjelljet tipike të mitomanisë që e dallojnë nga varësi të tjera janë:
• Tendenca për ta turbulluar realitetin me fjalë të mëdha
• Kërkon pranimin dhe admirimin e partnerëve të tij
• Ka vetëvlerësim të ulët, si dhe aftësi të dobëta sociale
• Frikë e vazhdueshme se mos e zbulojnë
• Rritje e vazhdueshme e magnitudës së gënjeshtrave përgjatë kohës
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.