FB

April 20, 2022 | 9:00

Simptomat e njeriut që humbet personalitetin, shkaqet, këshillat për t’i kthyer shpresën

Edhe së është e vështirë për mua, që të të bëj me dije për sa kam konstatuar, nisur nga sjelljet dhe veprimet e tua e ndjej për detyrë, sa dhe një ndërmarrje me sens human, që  t`ju bëj me dije se ju, kini simptomat e një njeriu të “Deterioriteminuari Mendor”.

Nga:Prof.Assoc.proc.Doc.Dr.Ilia S.Larti

Shenjat e një njeriu determinuar

Deteriorimi ka të bëjë me humbjen apo shpërbërjen e personalitetit, ku kjo gjendje shoqërohet me ulje të prodhueshmërisë intelektuale, nivelit profesional, ruajtjes së figurës morale dhe në  përgjithësi të uljes së theksuar të rendimentit të punës në përgjithësi.

Nga se shkaktohet “Deteriorimi Mendor”?

  • Shqetësimet psikologjike, sforcimet dhe tejlodhjet për realizimin e detyrimeve apo marrëdhëniet, për realizimin e kërkesave që ka profesioni apo detyra e besuar.
  • Nga rënia e vullnetit dhe besimit te vetja dhe te të tjerët.
  • Pleqëria e parakohshme.
  • Nga prishja e klimës së mirëkuptimit me ata njerëz që personi ka lidhje dhe varësi pune, nisur nga hierarkia epror-vartës, apo vartës-epror e deri me kolegët.
  • Nga perversiteti në rritje dhe mos kontrollimi i vetvetes etj.

Disa këshilla të mundshme

  • Sipas Niçes duhet gjetur një rrugëdalje “e menduar mirë”, që të gjenden forcat e duhura për ta parë realitetin në sy dhe për të “nxjerrë nga dëshpërimi më i thellë -shpresën më të pathyeshme”.
  • Sipas mjaft psikologëve të dëgjuar “Deteriorimi mendor”, kurohet përgjithësisht me shplodhje sa të shkurtra dhe të gjata, në përshtatje me stinët dhe kohën më të përshtatshme që e mirëpranon personi i determinuar.
  • Qëndrimi larg rrëmujave, ambienteve me zhurma, trafikut të rënduar, monotonisë, si dhe mos qëndrimi vetëm me orë të tëra, apo kohë të gjata.
  • Duhet bërë nga pak punë, sipas mundësisë që personi i determinuar e kryen me qejf dhe dëshirë, pra që i jep sadopak kënaqësi.
  • Bërje pushimesh kryesisht në ambiente të qeta sidomos në zona malore me pyje dhe gjelbërim.        
  • Me patjetër duhet këshilluar me ndonjë psikolog të fushës dhe realizimit me korrektësi të këshillave të tij.

Gjithsesi, kjo është një përpjekje nga ana ime, që t’ju ndihmoj sadopak, me këshillat e mia modeste.                                                                                                                                                                                                                                  

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top