Këshilla & Arsye

July 21, 2018 | 10:05

Simptomat e tumorit në tru që nuk duhet t’i neglizhoni

Tumoret në tru shfaqen në forma dhe madhësi të ndryshme, prandaj edhe sipas tyre dallohen edhe simptomat. Është me rëndësi të dini t’i dalloni, edhe pse simptomat shpesh janë të paqarta. Prandaj është e nevojshme t’u kushtoni rëndësi disa prej tyre.

Simptomat mund të dallohen varësisht nga personi, por edhe sipas intensitetit.

  1. Sulmet

Rreth 60 % e pacientëve me tumore në tru kanë së paku një sulm derisa tumori është duke u rritur, i cili pengon aktivitetin normal në tru. Varësisht nga tumori, sulmet shfaqen në forma të ndryshme, nga ngërçet e gjithë trupit deri te spazmat në një nyjë apo pjesë të fytyrës.

  1. Ndryshime në kujtesë

Tumoret mund të shkaktojnë vrima në kujtesë, sidomos të llojit afatshkurtër, si edhe probleme me të folurit. Mund të ndodh humbja e ekuilibrit dhe vështirësi me aftësitë motorike.

  1. Dobësimi i muskujve

Nëse vëreni humbje të forcës, dobësim apo shtangim në duar, këmbë apo në fytyrë të cilat zgjasin shkoni te mjeku.

  1. Dhembja e kokës

Natyrisht nuk do të thotë që çdo dhembje koke është tumor në tru. Mirëpo nëse keni dhembje në kokë të cilat shfaqen apo ju përkeqësojnë gjatë një kohe të gjatë, gjithsesi kërkoni ndihmën e mjekut, aq më tepër nëse ju ndodh kur zgjoheni në mëngjes.

Është e rëndësishme të theksohet se simptomat e përmendura mund të mos kenë fare lidhje me tumorin, por me ndonjë sëmundje tjetër shëndetësore.

 

Burimi / BalkanWeb

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top