Lifestyle

July 21, 2018 | 9:57

Ushqimet që ju ngopin dhe ju dobësojnë njëkohësisht

Teksa dielli dhe vera kanë mbërritur, të jesh në formë është gjëja e vetme që kemi në mendje. Nëse po mendoni të ndryshoni dietën dhe të merrni vendime të zgjuara në lidhje me ushqimin  sa më parë, “Health” ju paraqet listën e dietologes Sarah Duff, që të inspiroheni për të marrë vendime të zgjuara.

Peshku dhe mishi

Sipas Duff, ushqimet të cilat përmbajnë shumë proteina do t’iu ndihmojnë të mos keni uri për një kohë të gjatë. Ndaj ushqehuni me produkte të mishit dhe peshkut.

Kosi dhe gjiza

Kosi dhe gjiza janë zgjedhja perfekte për mëngjes.  Kombinojini me fruta dhe arra për të shtuar sa më shumë fibra në ushqim.

Tërshërë

Tërshëra është një ndër zgjedhjet kryesore për të ngrënë në mëngjes, që do t’ju mbajë për një kohë të gjatë larg ushqimit.

Perimet

Siguroni që gjithmonë të kombinoni perimet me pjatën kryesore. Jo vetëm që do të ushqeheni shëndetshëm, por nuk do të keni nevojë të konsumoni shumë shpesh ushqim.

Supa

Sipas Duff, një supë e ngrohtë do t’ju mbajë të ngopur gjatë gjithë ditës.

Patate të ziera

Më në fund, patatet e ziera do të kenë një impakt ndryshe nëse nuk i shoqëroni me karbohidratet e tjera. Pra Duff tregon nëse me një briosh nuk do të keni uri për momentin, me një patate të zier, nuk do të keni uri gjithë ditën.

 

Burimi / ata.gov.al

To Top

Powered by themekiller.com anime4online.com animextoon.com apk4phone.com tengag.com moviekillers.com