Në fokus

October 31, 2020 | 8:06

Simptomat kryesore të kancerit të gjirit tek meshkujt dhe faktorët që rrisin rrezikun

Ndonëse burrat nuk kanë gjinj si gratë, ata kanë një sasi të vogël të indeve të gjirit. Gjinjtë e një burri të rritur janë të ngjashme me gjinjtë e një vajze para pubertetit. Tek vajzat, ky ind rritet dhe zhvillohet, por te burrat, jo. Por duke qenë se është ende ind gjiri, burrat mund të preken nga kanceri i gjirit. Më parë, mjekët mendonin se kanceri i gjirit te burrat ishte më i rëndë sesa te gratë, por studimet kanë treguar se është e njëjta gjë.

Problemi kryesor është se kanceri i gjirit tek burrat shpesh diagnostikohet më vonë sesa kanceri i gjirit tek gratë. Kjo mund të jetë për shkak se burrat kanë më pak të ngjarë të dyshojnë për diçka të çuditshme në zonën e gjinjve.

Cilët burra kanë më shumë gjasa të kenë kancer të gjirit?

Është e rrallë që një burrë nën moshën 35-vjeçare të diagnostikohet me kancer gjiri. Mundësitë për kancer rriten me rritjen e moshës. Zakonisht burrat diagnostikohen me kancer gjiri në moshën 60 dhe 70 vjeç.

Faktorë që mund të rrisin shanset për të patur kancer gjiri:

  • kanceri i gjirit te një e afërme femër;
  • histori ekspozimi të gjoksit ndaj rrezatimit;
  • zgjerimi i gjinjve nga trajtimi me ilaçe ose hormone, apo injeksione dhe helme;
  • marrja e estrogjenit;
  • një gjendje e rrallë gjenetike e quajtur sindroma Klinefelter;
  • sëmundje e mëlçisë;
  • sëmundje të testikujve;
  • Mbipesha

Simptomat

Simptomat e kancerit të gjirit tek burrat janë të ngjashme me ato te gratë. Shumica e kancereve të gjirit diagnostikohen kur një burrë zbulon një gungë në gjoksin e tij.

Disa shenja të zakonshme:

  • gjëndër apo kokërr në gji ose nën sqetull;
  • ndryshim në formë ose në madhësi të gjirit;
  • ndryshim në lëkurën e gjinjve tuaj, si gropëza ose tërheqje;
  • skuqje, ënjtje te gjinjtë, përreth tyre apo nën sqetull;
  • rrjedhje lëngu nga thithka e gjirit;
  • kore ose luspa në thithkën e gjirit;
  • puçrra të imta në majë të gjirit apo përreth tij;
  • dhimbje e vazhdueshme në një pjesë të gjirit ose nën sqetull.

 

Burimi / telegrafi.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top