Mëlçia është organi qendror i metabolizmit dhe gjëndra më e madhe e trupit tonë që lidhet me aparatin tretës. Ajo prodhon substanca për të përthithur vitaminë K, ndihmon në përthithjen e vitaminës A nga beta-karoten; prodhon enzima për të tretur ushqimin, funksionon si detoksikues për të larguar lëndët toksike që janë marrë nga ushqimi apo janë prodhuar në aparatin tretës. Këto dhe shumë funksione të tjera që janë jetësore për të jetuar, por kur mëlçia është e infektuar me parazitë dhe toksina ajo shfaq 6 shenjat e mëposhtme:
Alergji: Një mëlçi që funksionon si duhet lëshon antitrupa që shkatërrojnë alergjenët. Ndërsa kur është e mbushur me toksina, trupi tenton të ruajë alergjenët e mbetur dhe truri më pas dalëngadalë fillon prodhimin e histaminës që provokon simptomat e alergjive si kruarje, dhimbje koke etj.
Ndryshim i ngjyrës së urinës dhe feçeve: Ndryshimet e ngjyrës dhe aromës së urinës jo gjithmonë janë të lidhura me infeksionet e traktit urinar, ato mund të tregojnë gjithashtu probleme të keqfunksionimit të mëlçisë. Urina e një njeriu të shëndetshëm është në ngjyrë të verdhë të zbehtë, kurse nëse vuani nga verdhëza ajo ka ngjyrë të errët.
Shtim në peshë në mënyrë të menjëhershme: Kur mëlçia nuk filtron toksinat siç duhet, të gjitha yndyrat që qarkullojnë kthehen mbrapsht në trupin tuaj.
Dhimbje stomaku: Edhe pse inflamacioni i stomakut mund të ndodhë për arsye nga më të ndryshmet shëndetësore, jo rrallëherë mund të shkaktohet nga çrregullimet e funksionimit të mëlçisë.
Lodhje kronike: Herë pas herë toksinat mund të shkaktojnë dhimbje të muskujve dhe lodhje, të cilat rrjedhimisht mund të shkaktojnë ndryshime në humor dhe depresion.
Erë e keqe nga goja: Jeni nga ata njerëz që i kushtoni rëndësi higjienës orale, por prapëseprapë vini re se goja juaj mban erë të keq, atëherë duhet të dini se ky problem mund të shkaktohet nga mos funksionimi siç duhet i mëlçisë. Si rrjedhojë, një dietë e mirë është çelësi kyç për trajtimin e këtij problemi.
Burimi / Bota.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.