Në fokus

September 27, 2019 | 10:11

Sindroma e zemrës së thyer: ka simptoma të ngjashme me sulmet në zemër dhe shkakton trishtim dhe stres

Shpesh herë thuhet që një person ka vdekur nga “goditja në zemër”. Është një shprehje popullore dhe shumë joshkencore, por gjithnjë e më shumë studime duket se konfirmojnë se është e vërtetë, njeriu me të vërtetë mund të vdesë nga një zemër e thyer. Në të vërtetë, studimet e lartpërmendura tregojnë gjithnjë e më shumë se si disponimi i një personi mund të ndikojë në shëndetin e tij fizik.

Prej kohësh është bërë e ditur se sulmet e panikut, mund të shkaktojnë simptoma shumë të ngjashme me një sulm në zemër, por në praktikën është identifikuar një gjendje tjetër, e cila është mjaft e rëndë dhe që është quajtur “sindromi i zemrës së thyer”. Është një sulm i dhimbshëm madje edhe më intensiv sesa një sulm paniku, gjë që bën të qartë se nuk duhet të nënvlerësohet.

Zakonisht ngjarjet që shkaktojnë këtë sindromë janë stresi, një tronditje, një traumë (për shembull një aksident i rëndë automjetesh) apo edhe një dhimbje e madhe e papritur, siç ajo e humbjes së një personi të dashur.

Duhet të theksohet se kjo sindromë njihet edhe si “Kardiomiopatia Takosubo”. Përbëhet nga një dëmtim i vërtetë i përkohshëm i muskulit të zemrës, i cili papritmas dhe në mënyrë dramatike mund të dobësohet. Simptomat janë ato të një sulmi në zemër: dhimbje të forta në gjoks, rrahje të shpeshta të zemrës, marrje mendsh, presion të ulët  gjaku, ndjenja e ligështimit. Gjatë këtyre episodeve nuk qarkullon mjaftueshëm gjak në inde dhe në rastet më të rënda mund të ketë një parim të arrestit kardiak.

E gjithë kjo duket se vjen për faktin se në situata stresuese trupi prodhon adrenalinë dhe hormone të tilla si kortizoli. Në disa persona kjo rritje e papritur e niveleve të këtyre substancave shkakton një krizë të qelizave të zemrës. Në shumicën e rasteve, kardiomiopatia e Takosubo nuk shkakton dëme të përhershme, gjë që nuk e ndryshon faktin se duhet trajtuar shumë seriozisht.

 

 

Burimi / https://www.pianetadonne.blog

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top