Mirëqenie

February 25, 2019 | 12:00

Sindroma e zemrës së thyer: Stresi dhe dhimbjet shkaktojnë infarkt

Quhet “sindroma e zemrës së thyer”, por nuk ka të bëjë me romantizmin. Është një kardiomiopati shumë serioze që shkaktohet nga stresi, e cila pothuajse ekskluzivisht prek gratë, nga momenti që janë viktima 9 nga 10 raste. Jeni mësuar të keni shumë, po shumë  përgjegjësi mbi supe? Jeni i stresuar apo ankthioz? Atëherë duhet ta dini se kjo sëmundje është shkaktuar para së gjithash nga stresi dhe dhimbjet: duhet absolutisht ta dini, sepse ajo nuk fal.
1

Çfarë është sindroma e zemrës së thyer?
Është përshkruar për herë të parë në Japoni, në vitet 1990 dhe regjistrohej si “Kardiomiopatia e Tako-tsubo “. Ky term i referohet një kurthi të krijuar në forma tullumbace dhe arsyeja është e thjeshtë: për shkak të sëmundjes, barkushja e majtë deformohet dhe bëhet shumë e ngjashme me këtë lloj kurthi.

Sipas të dhënave statistikore, 90% e njerëzve të prekur nga sindroma e zemrës së thyer janë gratë që kanë përjetuar stres të lartë.

Të humbasësh një njeri të dashur, të zbulosh një tradhti, të grumbullosh doza të mëdha stresi çdo ditë: janë vetëm shembuj, por e krijojnë idenë e “pse-së” dhe gjithashtu se si shfaqet kjo patologji serioze.

Cilat janë shkaqet?

Emocionet negative si trishtimi, stresi kronik, vuajtjet, mund të deformojnë barkushen e majtë, shkaktuar ngushtimin e arterieve koronare, e duke provokuar katekolaminat, të cilat në sasi të mëdha janë toksike për zemrën. Jo vetëm: stresi, ankthi dhe shoku emocional çon në një rritje të papritur të niveleve të adrenalinës.

Perceptimi është shumë i ngjashëm me atë të një ataku në zemër dhe manifestohet me ndjesinë e mbytjes. Simptomat janë ato të një arterieje të penguar: kulmi i zemrës është sikur të ishte e bllokuar dhe të mos kontraktohej, gjaku ka vështirësi të pulsojë nga barkushja e majtë.

Sindroma e zemrës së thyer dhe infarkti

Korrelacioni midis kardiomiopatisë dhe infarktit u theksua gjatë një studimi që përfshinte kardiologë në Universitetin Gemelli Policlinico Cattolica në Romë: sindroma e zemrës së thyer, vret si një atak në zemër. Prandaj mund të thuhet se, stresi, vuajtjet, emocionet negative dhe mbi të gjitha dhimbjet e forta, mund t’i lëndojnë njerëzit si një atak në zemër. Një atak stresues në zemër, në fakt.

Duhet thënë se vdekshmëria për shkak të këtij lloj problemi është shumë më e ulët se problemet “tradicionale” kardiake; megjithatë, incidenca e saj shkon rreth 5.6% dhe konfirmon rrezikun serioz që ndodh gjatë jetesës në kushte të vështira apo të dhimbshme të jetesës.

Studimi i parë ndërkombëtar mbi këtë çështje u botua në New England Journal of Medicine, ku përfshiheshin 26 qendra në 9 vende ndërmjet Evropës dhe SHBA, dhe studioi 1750 pacientë me sindromën Tako tsubo.

Studimi zbuloi se sindroma e zemrës së thyer ndikon kryesisht tek gratë pas një stresi të fortë fizik siç është kirurgjia, ose emocional, siç mund të jetë humbja e një njeriu të dashur; kardiomiopatia e stresit shpesh ndodh së bashku me depresionin dhe pas menopauzës.

Simptomat e sindromës së zemrës së thyer

Shfaqja e simptomave është e shpejtë, sidomos nëse ka përjetuar papritur një ndikim të fortë emocional. Sinjalet e zemrës së thyer janë identike me ato të një ataku në zemër: nis nga djersitja e ftohtë dhe ndjeni dhimbje në krahun tuaj të majtë. Ka dhimbje të forta në gjoks, si një djegie që parandalon frymëmarrjen normale. Shpesh përfundon në dhomën e urgjencës me një ndjenjë vuajtjeje dhe dhimbje në kraharor, shumë e ngjashme me infarktin.

Mund të vihen re gjithashtu ndryshime në elektrokardiogramë, por ndryshe nga ajo që ndodh në rastin e një infarkti, arteriet koronare janë çuditërisht normale.

Bëhet fjalë për shenja karakteristike të të gjitha situatave në të cilat zemra reagon ndaj adrenalinës së tepërt dhe katekolaminëve. Megjithatë, në rastin tonë nuk ka vetëm shenja të papritura; mendojmë për të gjitha ato situata që grumbullohen dita-ditës dhe dëmtojnë zemrat tona.

Cilat janë shenjat që duhet të na mbajnë në gatishmëri?

Ngjit shkallët me gulçima; dhimbje në shpinë dhe në nofull; të gjitha shenjat që zemra punon më shumë se sa duhet. Lodhja dhe ënjtja në këmbë gjithashtu ndihmojnë në plotësimin e pamjes klinike.

Mjetet dhe trajtimet

Në shumicën e rasteve, sindroma e zemrës së thyer përkeqësohet pa ndihmën e barnave, edhe nëse rreziku që ajo të ndodhë përsëri është shumë i lartë. Sipas hulumtuesve të studimit, barnat beta-bllokuese nuk ndihmojnë për të parandaluar ose zgjidhur problemin.

Rreziku i vdekshmërisë nga kardiomiopatia e Tako tsubo është relativisht i ulën nëse e krahason me infarktin; megjithatë bëhet fjalë për një problem kardiak që nuk duhet nënvlerësuar. Largojeni mendjen herë pas here; evitoni një akumulim tensionesh; menaxhoni emocionet negative dhe sa më terapeutike të bëhet për të shmangur dëmet në shëndet dhe në zemër.

Ajo që mund të bëjmë është të mësojmë të menaxhojmë situata intensive emocionale dhe të çlirojmë stresin e përditshëm që dobëson trupin. Ecja, meditimi, stërvitja autogjenike, së bashku me një kohë të mirë për veten është e vetmja terapi efektive e parandalimit.

 

Përgatiti Orjona TRESA / Burimi spaziodonnamagazine.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top