Nëse ka dikë në jetën tuaj që gjithmonë ankohet, ka gjithmonë probleme dhe ka nevojë që ju t’i ndihmoni dhe ngushëlloni pa i ofruar kurrë asgjë në këmbim ,ai ka të ngjarë të jetë një person që të lodhë emocionalisht , veçanërisht nëse vëreni këtë sa herë që flisni me të. Kjo nuk është në rregull dhe ju duhet të bëni një ndryshim për të shpëtuar shëndetin tuaj mendor dhe fizik.
Mos u mundoni t’u ofroni atyre një zgjidhje
Kur dikush vjen tek ju me problemet e tij, mos u përpiqni t’i rregulloni ato. Ajo që mund të bëni është t’i mbështesni ata emocionalisht, por nuk keni pse të luani rolin e një terapisti ose prindi që zgjidh të gjitha problemet e tyre për ta. Kthejeni këtë përgjegjësi mbi supet e tyre dhe inkurajojini ata të marrin vendime vetë, sepse ata e dinë se çfarë është më e mira për ta.
Sugjeroni të marrin ndihmë profesionale
Nëse një person ankohet vazhdimisht për jetën e tij, ai është gjithmonë i pakënaqur për diçka dhe nuk duket se ka një fund – mund të jetë një shenjë se personi ka nevojë për ndihmë psikologjike . Ndërsa ju mund t’i mbështesni emocionalisht përkohësisht, kjo nuk do të rregullojë shkakun rrënjësor të të gjitha problemeve të tyre, të cilat mund të jenë çështje me shëndetin mendor.
Kufizoni kontaktin tuaj
Përpiquni të kufizoni kohën që kaloni me njerëz që ju duket se ju lodhin emocionalisht. Për shembull, mund të vendosni të mos u përgjigjeni mesazheve të tyre nëse ju shkruajnë herët në mëngjes, natën vonë ose gjatë fundjavës. Nëse vijnë te ju personalisht, thuaju menjëherë se do t’i dëgjosh, por se nuk ke shumë kohë dhe do të duhet të shkosh së shpejti. Kjo nuk do t’ju bëjë një person ose mik të keq, thjesht do t’i kushtoni më shumë vlerë kohës dhe energjisë tuaj që mund të shpenzohen më mirë diku tjetër.
Vendosni kufij
Njerëzit që ju harxhojnë energjinë shpesh nuk i kuptojnë kufijtë tuaj . Ata mund të flasin me ju për tema për të cilat nuk ndiheni rehat t’i diskutoni, të shfaqen pa paralajmërim në shtëpinë tuaj ose t’ju telefonojnë për problemet e tyre kur jeni në punë. Varësisht se sa afër jeni me një person të tillë dhe sa energji jeni të gatshëm të shpenzoni për të, shpjegoni atyre se cilët janë kufijtë tuaj.
Konsideroni të distancoheni
Nëse vëreni se marrëdhënia me personin që ju harxhon energjinë ka një efekt jashtëzakonisht negativ në shëndetin tuaj mendor dhe ju jeni vërtet duke vuajtur prej tij, mund të jetë një ide e mirë ta hiqni atë nga jeta juaj. Nëse marrëdhënia është toksike dhe ata ju përdorin për t’u ndjerë më mirë me veten e tyre pa i kthyer asgjë, nuk ia vlen të qëndroni më me ta.
Burimi/Brightside.me
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.