Shkencëtarët nga Universiteti Bath kanë gjetur se ushtrimi i lehtë është po aq i mirë sa një stërvitje e vështirë për t’i ndihmuar njerëzit të humbin peshë. Sipas studimit, intensiteti i ushtrimeve nuk bën asnjë ndryshim në sasinë e peshës së humbur. Kjo do të thotë se edhe njerëzit që fokusohen tek ushtrimet me të lehta, mund të arrijnë të njëjtat rezultate.
38 burra mbipeshë dhe femra post-menopauzë me një moshë mesatare prej 52 vjeç u ushtruan pesë herë në javë dhe reduktuan numrin e kalorive që konsumonin.
Pjesëmarrësve në studim iu bë analiza e insulinës në gjak dhe biopsia e yndyrnave në fillim dhe në fund të studimit, dhe u zbulua se në të dy grupet u humb e njëjta sasi peshe dhe patën të njëjtat përmirësime në ndjeshmërinë e insulinës dhe metabolizmi në të dy grupet.
Pjesa më e madhe e ndryshimeve pozitive nuk u prekën nga intensiteti i ushtrimeve që kryen.
“Një tipar i rëndësishëm i eksperimentit tonë është se krahasuam me kujdes grupet, të gjithë pjesëmarrësit morën të njëjtën sasi kalorish dhe gjatë periudhës së ushtrimeve, por dhe reduktuan të njëjtën sasi kalorish, duke konsumuar më pak ushqim. Nëse doni të rrisni sasinë e ushtrimeve, si një objektiv pas Vitit të Ri atëherë studimi ynë tregon se përfitimet janë të ngjashme, pavarësisht se vendosni të bëni ushtrime të lehta apo të vështira, për një kohë më të shkurtër apo intensive”, thotë profesori Dylan Thompson.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.