Marrëdhënie

January 18, 2017 | 11:31

Kjo është arsyeja pse tradhtoni partnerin tuaj

Ne kemi më shumë gjasa të tradhtojmë, në qoftë se nuk jemi të kënaqur me marrëdhëniet tona dhe të ndjehemi të shkëputur nga partneri ynë.

2Hulumtuesit nga Universiteti i Queensland në Australi anketuan më shumë se 100 të rrituri, të cilët ishin të gjithë në një marrëdhënie. Ata pyetën rreth disa faktorëve, duke përfshirë gjatësinë e një marrëdhënie, numrin e partnerëve seksualë, konsumin ealkoolit, fenë, si dhe besnikërinë.

Ata arritën në përfundimin se shkalla e kënaqshmërisë në marrëdhënie dhe lidhja me partnerin ishin parashikues të tradhtisë. Ata gjithashtu gjetën se njerëzit me nivele jofunksionale të impulsivitetit kishin më shumë gjasa të tradhtojnë partnerin, si dhe kishin një numër më të lartë të partnerëve seksualë.

Sipas studimit, meshkujt janë më të prirur të tradhëtojnë partneret e tyre sesa femrat, por vetëm kur bëhet fjalë për seks. Për puthjet, nuk ka dallim mes meshkujve dhe femrave.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top