Qeniet njerëzore janë thjesht krijesa të mahnitshme. Çdo veprim sado i vogël na tregon se sa unikë jemi. Ekziston një mister i tillë për ne, për organet e ndryshme, për mënyrën se si mendojmë, mënyrën se si sillemi, etj. Më befasuesja e organeve njerëzore është truri. Thuhet se njeriu mesatar përdor vetëm 10 për qind të kapacitetit të tij të trurit gjatë jetës.
Nuk është vetëm truri i njeriut dhe sjellja njerëzore, por është çdo gjë e vogël që është thjesht e mahnitshme. Për shembull: hunda juaj mund të dallojë dhe mbajë mend deri në 50,000 lloje të ndryshme të aromave. Gjithashtu keni sytha të shijes edhe në anus.
Ka veprime të caktuara që ne kryejmë dhe që u japin njerëzve një aluzion për sjelljen tonë. Ata thonë se sytë janë pasqyrë e shpirtit tuaj, ndërsa ne nuk e dimë vërtet të vërtetën e kësaj deklarate. Sytë tuaj shpesh reflektojnë emocionet tuaja dhe i ndihmojnë njerëzit të kuptojnë mendimet tuaja.
Përveç sjelljeve, njerëzit gjithashtu kanë shumë dëshira, nevoja, frikë dhe fobi. E për më tepër, ata kanë shpikur fjalë për të përshkruar ndjenjat e tyre. Disa prej tyre janë:
Achluophobia, frika nga errësira
Atychiphobia, frika nga dështimi
Botanophobia, frika nga bimët
Cynophobia, frika nga qentë
Cyberphobia, frika nga kompjuterat
Chronomentrophobia, frika nga orët
Hypochondria, frika prej sëmundjeve
Glossophobia, frika e të folurit në publik
Gamophobia, frika nga martesa
Koinoniphobia, frika nga dhoma
Lilapsophobia, frika nga tornadot dhe uraganet
Lockiophobia, frika për të lindur fëmijë
Mysophobia, frika nga papastërtia
Nosocomephobia, frika nga spitalet
Ombrophobia, frika nga shiu
Pteromerhanophobia, frika për të fluturuar
Selenophobia, frika nga Hëna
Scolionophobia, frika nga shkolla
Tachophobia, frika nga shpejtësia
Zoophobia, frika nga kafshët
Përgatiti Gea Veizi, maturante gjimnazi “P.N.Luarasi” /
Burimi india.com; verywellmind.com;
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.