FB

October 1, 2021 | 8:10

Sjelljet që mund të ndalojnë rritjen e trurit të fëmijëve

Të gjithë e dinë se sa kujdes duhet treguar ndaj fëmijëve të vegjël që nga ditët e para të jetës. Jo vetëm për shëndetin fizik, por edhe për atë emocional dhe mendor. Fëmijët që kur janë foshnje kanë nevojë për vëmendje dhe përkëdhelje. Ata gjithashtu duhet të stimulohen me lojëra të përshtatshme për ta: zhurma, kukulla dhe të gjitha ato lodra me tinguj dhe drita.

Nëse e gjithë kjo mungon, pasojat mund të jenë shumë serioze për sa i përket zhvillimit neurologjik dhe psikofizik. Nëse fëmijët neglizhohen apo edhe braktisen në moshë të re, pasojat janë edhe më dramatike dhe mund të jenë të pakthyeshme.

Rastet kur truri i fëmijëve ndalon së rrituri

Disa studime shkencore kanë treguar se sa themelore janë kujdesi dhe dashuria tek fëmijët e vegjël dhe se si mungesa e tyre mund të shkaktojë jo vetëm probleme psikologjike, por edhe fiziologjike. Tek fëmijët që nuk kanë marrë vëmendjen e duhur kur ishin foshnje, truri ndalon së rrituri.

Një studim shkencor, i kryer disa vjet më parë nga Profesor Allan Schore i Universitetit të Kalifornisë në Los Angeles UCLA, tregoi se për t’u rritur, trurit të foshnjës i duhet “një ndërveprim pozitiv midis nënës dhe foshnjës”.

Periudha vendimtare janë dy vitet e para të jetës. Nëse, gjatë kësaj periudhe, fëmija nuk merr kujdes dhe vëmendje por neglizhohet, gjenet e përfshira në funksionimin e trurit, përfshirë inteligjencën, nuk mund të funksionojnë dhe madje as nuk mund të zhvillohen. Prandaj, trajtimi që fëmija merr dy vitet e para të jetës është vendimtar për të pasur një tru që funksionon kur ata të jenë të rritur. Kjo ndodh sepse qëndrimi i nënës ndaj fëmijës së saj të vogël ndikon në reaksionet kimike që janë thelbësore për formimin e qelizave të trurit dhe lidhjet mes tyre.

Pasojat

Nëse, nga ana tjetër, fëmija neglizhohet, braktiset ose keqtrajtohet truri i tij rrezikon të mos zhvillohet dhe ndalon së rrituri. Këtë kanë treguar studiuesit duke krahasuar imazhet e trurit të dy fëmijëve të së njëjtës moshë, tre vjeç (në foton më sipër). Truri në të majtë është shumë më i madh se ai në të djathtë, i cili është më i vogël dhe ka njolla të errëta dhe zona të paqarta, që pothuajse mungojnë në të parën.

Truri i majtë është i një fëmije që është kujdesur, truri i djathtë është i një fëmije të lënë shumë pas dore. Fëmija i lënë pas dore me trurin më të vogël do të ketë probleme në të ardhmen, të tilla si vështirësi në mësimin në shkollë, probleme në shoqërimin me të tjerët dhe rreziqe më të mëdha për t’u bërë të varur nga substancat si alkooli dhe droga.

 

 

Burimi / https://www.nonsapeviche.com/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top