Në fokus

April 11, 2017 | 9:54

Sjelljet që ndihmojnë në parandalimin Alzheimer

Pavarësisht kërkimit të vazhdueshëm shkencor në Alzheimer, në ditët e sotme nuk ka asnjë trajtim që mund të kurojë ose të ndalojë sëmundjen. Për këtë arsye, parandalimi është shumë i rëndësishëm. Sigurisht, nuk ka trajtim apo vaksinë që parandalon fillimin e kësaj sëmundjeje degjenerative, por disa studime kanë identifikuar një numër të metodave që të zvogëlojnë rrezikun. Shkencërisht, nuk mund të thuhet se këto metoda funksionojnë gjithmonë 100%, por ata janë sigurisht të dobishme.

1

Sjelljet që ndihmojnë në parandalimin Alzheimer:

Ushtrimi intelektual

Aktiviteti mendor shoqërohet me rritjen e rezervës kognitive, e cila çon në një rrezik më të ulët të çmendurisë.

Trajnimi njohës

Trajnimi njohës kërkon një hap shtesë në krahasim me pikën e mësipërme: të shpenzosh një sasi të caktuar të kohës për të organizuar trajnimin e trurit. Studimet tregojnë se trajnimi njohës është një mjet efektiv për të përmirësuar kujtesën, aftësinë e arsyetimit dhe aftësitë gjuhësore.

Mos pini duhan

Pirja e duhanit rrit rrezikun e zhvillimit të llojeve të ndryshme të kancerit dhe sëmundjeve të tjera kardiopulmonale. Megjithatë, është po aq e njohur se duhani mund të dëmtojë seriozisht trurin, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, 14% e rasteve Alzheimer në të gjithë botën mund të shkaktohen nga duhani. Edhe pirja pasive e duhanit mund të rrisë rrezikun për zhvillimin e Alzheimer.

Studimi

Sipas hulumtimeve, studimi, zvogëlon rrezikun e dëmtimit njohës. Të studiosh do të thotë të shkosh në kurse të ndryshme për të mësuar një gjuhë të huaj, ose të mësuarit për të luajtur një instrument muzikor.

Kontrolloni sheqerin tuaj në gjak

Sipas studimeve, ka një marrëdhënie të rëndësishme mes niveleve të larta të sheqerit në gjak dhe rrezikut të zhvillimit të çmendurisë në pleqëri; jo çuditërisht, sëmundja e Alzheimer është quajtur edhe “diabet i tipit 3”.

Monitoroni presionin e gjakut

Studimet thonë se mbajtja e nivelit të duhur të presionit të gjakut nëpërmjet ushtrimit dhe një dietë e shëndetshme për zemrën mund të zvogëlojë rrezikun e Alzheimer.

Ushqimi i shëndetshëm

Një dietë e shëndetshme që përfshin manaferrat, mollë, arra, verë (nësasi të moderuar), kafeina, çokollata, peshku, vaj ulliri, përmirëson funksionimin e trurit; dieta mesdhetare në përgjithësi siguron përfitime të rëndësihme.

Mbani një peshë të shëndetshme

Mbajtja e një peshe të shëndetshme është thelbësore për shëndet të mirë, jo vetëm fizik, por edhe shëndetin e trurit.

Merrni vitamina B12, D dhe E

Deficiti i këtyre tri vitaminave shoqërohet shpesh nga një dëmtim njohës: mungesa e vitaminës B12 mund të shkaktojë një humbje të konsiderueshme të kujtesës dhe një konfuzion të madh.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top