Në fokus

January 24, 2018 | 7:55

SKANDALI/ Këshilli i Europës: Gratë në Shqipëri preferojnë abortin nëse mësojnë se do lindin vajzë

 

Këshilli i Evropës ka zbuluar së fundmi se aborti selektiv në bazë të gjinisë së fëmijës është duke u praktikuar gjerësisht në Shqipëri dhe rezultati është në rritje midis numrit të djemve dhe atij të vajzave. Statistikat e fundit tregojnë se për çdo 100 vajza shqiptare lindin 112 djem. Në rritjen natyrore demografike, numri i vajzave e tejkalon numrin e djemve.

abortet

Këshilli i Evropës paralajmëron se përzgjedhja selektive e abortit ne baze të gjinisë së fëmijës, një fenomen i përhapur dikur kryesisht në vendet aziatike, është bërë popullor sot në Evropë, veçanërisht në Shqipëri, Armeni, Azerbajxhan dhe Gjeorgji, shkruan Panorama.

“Tradicionalisht familjet shqiptare kanë favorizuar djemtë në krahasim me vajzat për dy arsye kryesore: trashëgimia e emrit të familjes dhe perspektiva e djemve që rriten për t’u bërë shtylla e shtëpisë për të siguruar bukën”, citohet një raport i vitit 2005 nga Programi i Zhvillimit i Kombeve të Bashkuara (UNDP), raporton “lifesitenews.com”.

Aborti në Shqipëri u ligjërua në vitin 1995 pas rënies së qeverisë komuniste. Tani ai lejohet deri në javën e 12-të të shtatzënisë.

Në shkrim citohet edhe gjinekologia Rubena Moisiu, e cila ka thënë: “Nuk ka statistika të sakta, por bazuar në sondazhet tona të bëra në klinikën më të madhe gjinekologjike në vend, vetëm në vitin 2010 ishin 470 aborte, shkaqet kryesore të të cilave ishin arsyet ekonomike, deformimet dhe gjinia e fetusit”.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top