FB

September 16, 2021 | 10:21

Skanuesi i venave, pajisja e çmuar mjekësore që i vjen në ndihmë stafit mjekësor

Skanuesi i venave është një pajisje mjekësore, e cila me anë të dritës (diodes) Infra-red bën të mundur gjetjen në mënyrë të saktë të venës më të mirë dhe më të përshtatshme për të realizuar një injeksion, infuzion, vendosjen e kateterëve intra-venozë, vigonëve e të tjera procedura.

Skanuesi i venave përdor burimin e dritës Infra të kuqe për të krijuar hartën e kapilarëve venozë. (Venat janë kapilarë gjaku në të cilën qarkullon gjak i pasur me dioksid-karboni (CO2), që transferohet me anë të zemrës në pulmone (mushkëritë tona) për t’u pasuruar me Oksigjen (O2) dhe më pas për t’u shpërndarë në të gjithë trupin.

Harta venoze shfaqet në ekranin e skanuesit të venave ose në zonën (sipërfaqen e lëkurës) ku aplikohet rrezatimi Infra-i kuq.

Skanuesi i venave aplikohet më tepër te pacientët ku mjeku ose infermieri e ka shumë të vështirë të gjejë venën për të vendosur vigonin apo gjilpërën në mënyrë të saktë, pa e dëmtuar venën, sidomos kur bëhet fjalë për paciente obezë ( të cilët e kanë të lartë sasinë e yndyrnave në trup).

Aktualisht në vendet e zhvilluara, teknologjia e skanimit të venave është shumë i përdorshëm për arsye sepse janë sisteme spitalore mjaft cilësore dhe cilësia e shërbimit mjekësor është shumë e lartë, por edhe për shkak të numrit të lartë të popullsisë.

Kjo pajisje mungon në Shqipëri, por shpresojmë që një ditë do fillojë të aplikohet në sistemin tonë spitalor. Skanuesi i venave përdoret në qendrat spitalore, poliklinikat mjekësore për të ofruar shërbim mjaft të mirë dhe shumë cilësor në diagnostikimin e pacientëve.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top