Atë e bir vijnë së bashku në një libër. Biri, skenarist i qiellit, ndërsa babai, skenaristi i filozofisë së jetës. Me Nikolinin që e shkruan poezinë me muzikën e shpirtit.
***
Apoteoza e Moralit
Nuk mund të kërkoni
atë që s’mund ta vlerësoni,
nuk mund të luftoni
atë që duhet të mbroni,
nuk mund të qeshni
për atë që pasqyroni.
Mund të ndryshoni
atë që muret krijuan,
që kamzhikët fshikulluan,
dhe që njerëzit mohuan.
Pa qenë Hënë
nuk mund të perëndoje,
si fjalët e tij.
PEISAZH MËNGJEZOR
Deti hapi qepallat nga gjumi i thellë i natës,
e filloi të gogësijë.
Mbi shpinë të tij horizonti shtrirë si kafshë e plandosur,
merr frymë me hundë pranë tij,
nuk ndahen, ashtu rrijnë shtrirë si dy fëmijë,
përtojnë të çohen nga shtrati i natës,
me pasion të thellë dashurohen,
se duan të lindin shumë fëmijë,
me lapsin në dorë dielli kokëkrisur
vizaton një stinë,
të tre së bashku fundjavës me venë të bardhë harbohen,
ëndrrat nuk i ngijnë.
Titulli: Skenaristi i qiellit të uzurpuar
Autorë: Marsid& Nikolin Gurakuqi
Gjinia: Poezi
Shtëpia Botuese: ALBAS
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.