Lifestyle

July 11, 2016 | 12:00

Dëshmi/Kejsi Tola: Vanitozja e pandreqshme

Kur vjen puna për të zgjedhur modelin e dëshiruar të këpucëve, ajo nuk di të bëjë kompromise… në emër të shijeve dhe tendencave të fundit të modës. Për këngëtaren e njohur, pamja e jashtme është po aq e rëndësishme në jetën e përditshme, sa është edhe në skenë. I pëlqejnë këpucët, por nuk është e fiksuar pas tyre, edhe pse në dollapin e saj numërohen shumë të tilla. “Përpiqem që blerjet e këpucëve t’i kombinoj edhe me veshjet, përpos faktit që ato duhet të përkojnë edhe me stinën. Mund të kem blerë njëherësh dy apo tri palë këpucë, ashtu sikurse më ka qëlluar të blej edhe një palë të vetme, të cilat nuk i kanë rezistuar tundimit tim, e që më pas i kam kombinuar me një veshje të caktuar. Ngjyra e zezë dhe ajo natyrale janë të preferuarat e mia dhe ato që dominojnë në blerjet që bëj”, thotë këngëtarja. Elegante? Natyrisht… Taka e lartë është detaji joshës që e tërheq menjëherë juristen e ardhshme. “Një palë këpucë të përzgjedhura kanë qenë të mbyllura dhe relativisht me takë të lartë, e ngjyrë bezhë në gold. Elegante dhe pak ekstravagante njëkohësisht. Kombinimi bardhë e zi gjithmonë është një trend që i reziston kohës, dhe sa herë tundohem për blerje të reja, them se e tillë do të jetë zgjedhja, por stina e verës është para dhe kjo më detyron të ndryshoj shijen”, vijon ajo. Për momentin është në fazën e blerjeve të reja, dhe një ndryshimi tërësor të gardërobës. Stina që po troket kërkon ngjyra të ndezura, por jo kombinime të çuditshme. Ngjyra bezhë, ajo e florinjtë, nuancat më të feksura si bluja, e kuqja etj., janë vetëm disa nga ngjyrat që ajo zotohet se do t’i bëjë pjesë të dollapit të saj. “Realisht ndihem më komode kur në këmbë kam këpucë kryesisht të mbyllura dhe me takë të lartë… Në përditshmëri, dua të jem praktike, si në veshje ashtu edhe në ato çka mbath në këmbë, megjithatë kjo nuk e përjashton mundësinë e të mbajturit të takave normale gjatë qëndrimit në auditorët e fakultetit. Të dalat e pasdites, si edhe fundjava janë tjetërsoj zgjedhjesh… Taka të larta, ekstravagante, ngjyra monokromatike, ose edhe të kombinuara mes tyre, janë zgjedhjet e mia. Tani që stina e ngrohtë është përpara, synoj blerje të reja, e një prej tyre janë edhe sandalet që kam blerë aktualisht, në ngjyrë saks e me takë të lartë”, përfundon Tola.

Botuar në revistën Psikologji, nr 72

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top