Iva Çaushaj Vaso, kimiste-farmaciste
Nëse keni probleme lëkurore që ju shqetësojnë, nëse kërkoni të kujdeseni në mënyrë profesionale për fytyrën dhe trupin tuaj, Skin’Or Medical Aesthetic është hapi juaj i parë drejt një lëkure të shëndetshme dhe të bukur.
Të punosh në “Universin e së Bukurës” është kënaqësi, por mbi të gjitha, një sfidë!
Rrugëtimi është dhe duhet të jetë një maratonë e pandalur, me të cilën duhet të përballet çdo profesionist për të lartësuar të bukurën përmes dijeve të vazhdueshme e të pareshtura, për ta krijuar atë edhe aty ku të tjerë nuk munden ta veçojnë.
De Rada ka thënë se, edukimi i shpirtit me të bukurën, është një punë e lodhshme dhe e gjatë sa vetë jeta. Andaj, ne, si qenie njerëzore, duhet të kuptojmë që vetëm përmes ekuilibrit të shpirtit, mendjes dhe trupit do të mund të projektohemi përkundrejt një bukurie, e cila, nuk i përket vetëm pamjes së jashtme, por esencës dhe mendjes sonë. Një bukuri, në të cilën qëndrojnë të ndërthurura në harmoni të plotë elementët e një individualiteti unik, – shprehet Iva Çaushaj Vaso, kimiste-farmaciste, e dashuruar pas së bukurës, pasion i cili vite më parë e shtyu të realizonte studimet profesionale ne fushën e dermo-estetikës. Aktiviteti i Ivës gershetohet mes mësimdhënies pranë “Kolegjit të Lartë Profesional TESS” dhe klinikës së saj dermo-estetike Skin’Or Medical Aesthetic”.
Iva është autore e të parit manual në gjuhën shqipe: “Dermokozmetologjia”. Një libër dedikuar, jo vetëm studentëve të saj të shkencave kozmetologjike, por të gjithë atyre që duan të njohin një ndër organet më të mëdha në trupin e njeriut, lëkurën, në çdo qelizë dhe dinamikë të saj.
Skin’Or Medical Aesthetic është një mjedis i pastër, i sigurt dhe profesional. Aty do të gjeni trajtime dermo-estetike, kozmeceutike dhe farmaceutike të personalizuara për llojin e lëkurës suaj dhe problemet që ajo paraqet. Në Skin’Or Medical Aesthetic, përmes konsultave profesionale, ju mund të kuptoni llojin e lëkurës suaj, problemet e saj dhe terapitë e duhura në arritjen e qëllimit tuaj estetik. Trajtimet në dermë dhe hipodermë, përmes injeksioneve (shpime dhe mikroshpime), kryhen duke përdorur formulime mjekësore të studiuara shkencërisht e të çertifikuara prej kompanive farmaceutike me të shquara në fushën e estikës mjekësore.
Trajtimet dhe terapitë e ofruara në Skin’Or Medical Aesthetic mund t’ju ndihmojnë me:
▪︎ Diagnostikimin e llojit të aknes dhe trajtimin klinik të simptomave të saj
▪︎ Pastrimin e thellë dhe profesional të lëkurës së fytyrës, kraharorit dhe shpatullave.
▪︎ Reduktimin deri në eleminim të cikatriceve dhe lezioneve të vjetra e të reja
▪︎ Hiperpigmentimin dhe hipopigmentimin lëkuror
▪︎ Hiperpigmentimin në zonën intime tek femrat
▪︎ Peeling kimik sipërfaqësor dhe të mesëm
▪︎ Prandalimin, zvogëlimin dhe korrigjimin e linjave të holla të shprehive dhe rrudhave.
▪︎Injeksionet filler & botoks
▪︎ Biostimulimin dhe rigjenerimin dermal të fytyrës, qafës, duarve dhe rajoneve anatomike të caktuara të trupit përmes injeksioneve me acid hialuronik të pakryqëzuar.
▪︎ Trajtimin e rrathëve të zinj dhe edemave në zonën periokulare.
▪︎ Reduktimin dhe eleminimin e poreve të zgjeruara
▪︎ Këshillimin dhe trajtimin e: Keratozës pilare; Keratozës aktinike; Dermatitit atopik ose kserotik; Dermatitit seboroik; Lëkurave të ndjeshme dhe/ose alergjike; Kuperoza; Rosacea;
▪︎ Trajtime (facials) për të ruajtur shëndetin dhe bukurinë e lëkurës suaj
▪︎ Këshillimin dhe krijimin e një rituali të përditshëm dhe të personalizuar të produkteve kozmetike ose kozmeceutike
▪︎ Stimulimin e folikulit të flokut dhe alopecinë androgjenike
▪︎ Trajtimet estetike të trupit në reduktim i masës dhjamore të lokalizuar ose të gjeneralizuar
▪︎ Trajtimin dhe eliminimin e celulitit
▪︎ Trajtimin e tonusit të humbur dhe lëkurës së varur
▪︎ Trajtimin dhe reduktimin e strijave
▪︎ Trajtimin profesional në shëndetin dhe mirëmbajtjen e këmbëve dhe duarve.
▪︎ Trajtimin profesional të këmbëve dhe duarve diabetike.
▪︎ Epilimin e përkohshëm përmes çerave delikate, që kujdesen jo veç për eliminimin e qimeve prej lëkurës, por, edhe për ruajtjen e barrierës suaj epidermale.
Trajtimet dhe terapitë dermo-estetike në Skin’Or Medical Aesthetic realizohen përmes aparaturave më bashkëkohore si: Oksigjeno-terapia; Lazeri mjekësor IPL – Intense Pulsed Light; Radiofrekuenca; Vakumo-terapia; Terapia e presionit – Presoterapia; Ultratingulli / Kavitacioni në trajtimin e dhjamit të akumuluar dhe celulitit; Terapite Termike, të cilat mbulojnë një gamë të gjërë në trajtimin dhe zgjidhjen e problemeve dhe inestetizmave të lëkurës së trupit; Lazer Epilues; Dermapen 4 – Mezoterapia.
Adresa: Rr. “Medar Shtylla” (ish-Komuna e Parisit), mbi Tirana Bank, kati i II-të
E-mail: [email protected]; [email protected]
Cel: +355 68 20 22 808
Instagram: skinor_medicalaesthetic / ivacaushaj
Facebook: dermokozmetologjia / Iva Caushaj
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.