Njerëzit me sklerozë të shumëfishtë mund të përfitojnë nga një mënyrë jetese e shëndetshme dhe një dietë e pasur me fruta, perime dhe drithëra.
Këto gjetje ishin rezultat i një studimi prej 6,989 personash me lloje të ndryshme të sklerozës së shumëfishtë që plotësuan pyetësorët rreth dietës së tyre.
Sipas gjetjeve, njerëzit që ndoqën një dietë të shëndetshme kishin 20% më pak gjasa për një paaftësi të rëndë, 50% më pak depresion, 30% më pak lodhje të rëndë dhe 40% më pak gjasa të vuanin nga dhimbja fizike.
Jeta shëndetësore është përcaktuar nga pesha e shëndetshme, stërvitja e rregullt, një dietë e shëndetshme me më shumë fruta, perime, drithëra, më pak sheqer dhe më pak mish të kuq të përpunuar dhe heqja dorë nga duhani.
Gjetjet gjithashtu aplikohen në rastet kur faktorët e rrezikut mund të ndikojnë në rrezikun e aftësisë së kufizuar, siç është mosha dhe kohëzgjatja e sëmundjes.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.