Aktualitet

July 6, 2022 | 21:20

Snajperja elitare dhe ish-modele vritet në një sulm ajror rus në Ukrainë

Thalita do Valle, 39 vjeç, humbi jetën ndërsa luftonte në qytetin Kharkiv më 30 qershor. Ajo i ishte bashkuar përpjekjeve të luftës së bashku me ish-ushtarin e Ushtrisë Braziliane Douglas Burigo. Douglas, 40 vjeç, gjithashtu vdiq në sulmin ajror të javës së kaluar, pasi thuhet se ai hyri në një bunker për të gjetur Thalitën.

sec_113279524

Dyshja kishin udhëtuar nga Brazili për të mbështetur forcat ukrainase. Thalita kishte përvoja të mëparshme në zonat e luftës dhe kishte luftuar kundër Shtetit Islamik në Irak.

sei_113162236-e1657103473875

Në këtë kohë, ajo mori trajnim special për snajper ndërsa stërvitej së bashku me Peshmergët, forcat e armatosura ushtarake të rajonit të pavarur Kurdistan të Irakut.
Ajo thuhet se i përdori këto aftësi në Ukrainë, ku ishte përgjegjëse për sigurimin e mbrojtjes nga forcat ruse që avanconin. Thalita kishte dokumentuar disa nga përvojat e saj në një kanal në YouTube dhe kishte punuar me një shkrimtar përpara një libri të mundshëm për jetën e saj të larmishme.
sei_113162134-e1657103704293

Ajo ishte gjithashtu një studente juridike që mori pjesë në shpëtimin e kafshëve përmes OJQ-ve dhe kishte punuar edhe si modele dhe aktore kur ishte më e re. Familja e Thalitës ka nderuar ‘heroin’ e tyre e njohur për ‘shpëtimin e jetëve dhe pjesëmarrjen në misione humanitare’. Ata kishin humbur kontaktet me të të hënën e kaluar, kur Thalita dhe Douglas u zhvendosën për herë të parë në Kharkiv. Ajo kishte qenë në Ukrainë vetëm tre javë para se të vritej.
Ushtarakja i kishte thënë familjes se nuk mund të fliste shpesh, pasi forcat ruse po i monitoronin aktivitetin telefonik.

Përgatiti O.T / Burimi webnews

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top