FB

February 13, 2024 | 6:20

SONHO / Simbol i përjetësisë, forcës, dashurisë dhe përkushtimit të palëkundur

 

Diamantet janë përgjithmonë dhe gjithkush mund t’i ketë në dorë. Ky është frymëzimi në gjenezë të markës SONHO Diamonds.

Simbol i përjetësisë, forcës, dashurisë dhe përkushtimit të palëkundur, pasionit të pathyeshëm, në historinë e njerëzimit diamantet kanë përftuar statusin e gurit natyral më të dëshiruar për t’ia veshur dashurisë së njeriut. Mirëpo miliona vitet që nevojiten për procesin e krijimit natyral të tij nën tokë dhe marketingu i shekullit të fundit e kanë bërë diamantin shumë të shtrenjtë nga ana financiare.

sonho

Ndërkohë, simbolika e dashurisë nuk ka pse të jetë e shtrenjtë. Dashuria nuk matet me gjendjen ekonomike. Dashuria nuk pyet për para. Pasioni i dashurisë është në zemër, në shpirt, në qenien e çdo qenieje njerëzore, pavarësisht nga statusi në shoqëri.

Me këtë ide në mendje, miqtë e ngushtë pas SONHO Diamonds ideuan markën, që diamantin synon t’ia sjellë gjithkujt që dashurinë e përjeton si bekimin më të madh në jetën e vet.

SONHO Diamonds u krijua në vitin 2022 nga një grup miqsh me përvojë të gjatë në argjendari, dizenjim dhe marketing. Mes krijimtarisë që sjell koha e kaluar bashkë, udhëtimet e shpeshta mes Italisë, Spanjës e Portugalisë, ata realizuan ëndrrën e rritur natyrshëm nga pasioni për argjendarinë. Këtë krijim e quajtën pikërisht SONHO, ëndërr.

sonho1

Kompania ka një grup të vogël të rinjsh dizenjatorë nga Italia dhe Shqipëria, të cilët bëjnë mrekullitë që shfaqen në galerinë aq të ëmbël të SONHO-s në qendër të Tiranës, përballë me Qendrën Tregtare “Toptani”. 

Çelësi i tyre është formula që mundëson kosto relativisht të ulët dhe cilësi të lartë. Ja, se si ndodh kjo. Çdo model i SONHO Diamonds ka si material bazë argjendin e pastër. Ky vishet me një shtresë paladiumi, i cili e izolon argjendin nga agjentët e jashtëm kimikë. Mbi të vendoset një shtresë e trashë floriri rreth 2 mikronë, disafish më e trashë se ajo që njohim si larje me flori. Kjo e bën modelin e unazës, vathëve, byzylykut, varëses, butonave të këmishave, etj., të mos ketë asnjë ndryshim në pamje nga floriri. Ngjyrat janë argjend, flori i verdhë dhe flori rozë. Në fund vendoset diamanti me madhësi të atillë, që secili mund ta ketë të lehtë financiarisht për t’ia dhuruar njeriut të zemrës – të dashurës, të dashurit, mikeshës a mikut, motrës apo vëllait, nënës apo babait.

Të gjithë kemi merakun se argjenduritë që nuk janë flori zbehen me kalimin e kohës. Kjo është e vërtetë. Mirëpo kësaj i duhet shtuar edhe fakti se edhe floriri vetë ka nevojë të pastrohet për të pasur vazhdimisht shkëlqimin, që e bën aq tërheqës. Modelet e SONHO Diamonds vijnë me garanci për çdo defekt nga prodhimi. Si për çdo produkt zbukurimi që mbajmë në trup, për t’ua zgjatur jetëgjatësinë, këshillohet që ato të mbahen me kujdes nga kontakti me agjendë të fortë kimikë. Cilësia e prodhimit i bën modelet e SONHO-s jashtëzakonisht rezistentë. Nëse pas disa vitesh kaloni sërish te SONHO, aty mund ta pastroni dhe ta lani sërish produktin.

Diamantet sigurohen nga kompani me dhjetëra vite përvojë dhe besueshmëri të padiskutueshme. SONHO Diamonds e shoqëron çdo blerje me certifikatë garancie dhe ofron shërbimin për ta mbajtur modelin e blerë gjithnjë të shkëlqyeshëm.

Faqja në Instagram mund t’ju bëjë të mos e lini pa vizituar galerinë aq të bukur të SONHO Diamonds përballë “Toptanit”. Shën Valentini dhe të 7-8 Marsi po vijnë. Dashuria është diamanti juaj i përjetshëm.

sonho2

 

Adresa: Toptani Shopping Center

Cel: +355 69 706 0400

Facebook SONHO Jewelry

Instagram sonho_jewelry

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top