Trajtime të avancuara për fytyrën me anën e fijeve të kolagjenit. Prej 1 tetorit, nisin kurset profesionale për specializimin e gjeneratës së re të specialistëve të estetikës në Shqipëri.
Nuk janë gjithmonë rastësitë ato që ndryshojnë jetën e një njeriu, por mënyra si i përqafon ato. Për Sonila Brakën, gjithçka nisi me një pasion të sinqertë për bukurinë dhe kujdesin ndaj lëkurës, që me kalimin e viteve u kthye në një mision personal, t’u ofrojë njerëzve ndjesinë e mirëqenies përmes rezultateve të natyrshme dhe të sigurta. Ajo nuk ndoqi thjesht një trend, ajo krijoi një drejtim të sajin.
Pas më shumë se 5 vitesh përkushtim në estetikë, momenti që ndryshoi gjithçka i erdhi krejt papritur, një trajnim që i zbuloi botën e fijeve të kolagjenit dhe filozofinë e DS V-Line. Ajo që nisi si një kureshtje, u kthye në një pikë kthese. Investimi më i madh nuk ishte thjesht financiar, por emocional, ishte ëndrra që e mbante zgjuar natën dhe që kërkonte domosdoshmërish profesionalizëm të vërtetë për t’u bërë realitet. Me mbështetjen e pakushtëzuar të bashkëshortit dhe familjes, Sonila hyri në një univers të ri, atë të estetikës dhe kozmetikës ndërkombëtare, ku gjithçka ishte ndryshe nga sa kishte njohur më parë. Një botë që i hapi dyert e specializimit të thelluar dhe e nxiti të ndajë njohuritë dhe përvojën e saj me të rinjtë që duan të ecin në këtë rrugë.
“Rezultatet e dukshme, të shpejta dhe mbi të gjitha natyrale që pashë, më ngjallën menjëherë kureshtjen për të mësuar më shumë rreth kompanisë DS V-Line dhe filozofisë së saj” thotë Sonila. E shtyrë nga dëshira për të njohur më nga afër këtë brand, ajo kontaktoi përmes Instagram-it themeluesen e kompanisë, Dilay Sahin. “Përgjigjja e saj e menjëhershme, vlerësimi për punën time dhe hapja për bashkëbisedim ishin një motivim i madh. Kështu nisi komunikimi ynë i vazhdueshëm, ku unë kërkova të bëhesha pjesë e teknikave më të reja dhe të mësoja në mënyrë më të thelluar përdorimin e produkteve DS V-Line. Pas një periudhe bashkëpunimi dhe diskutimesh të frytshme, mora ftesën zyrtare nga vetë themeluesja për të ndjekur një trajnim intensiv në Stamboll. Aty jo vetëm që u specializova në teknikat më moderne të aplikimit të fijeve të kolagjenit dhe trajtimeve jo invazive, por u vlerësova gjithashtu me titullin Master dhe Distributor zyrtar i DS V-Line për Shqipërinë”.
Sot, nga qendra e saj Diamond Beauty Center në zemër të plazhit të Durrësit, Sonila jo vetëm që ofron shërbime të standardeve të larta për klientë vendas dhe të huaj, por frymëzon dhe udhëheq brezin e ri të profesionistëve në trajtimet dermoestetike. E qetë, e përkushtuar dhe me një vizion të qartë, ajo mbetet dëshmi e gjallë se kur pasioni takohet me këmbënguljen, suksesi është vetëm çështje kohe. “Aktualisht, unë drejtoj me pasion DS V-Line Albania, duke ofruar trajtime të avancuara jo invazive me produktet origjinale të kompanisë, të cilat fokusohen në rigjenerimin, rininë natyrale dhe kujdesin afatgjatë të lëkurës, pa pasur nevojë për ndërhyrje kirurgjikale apo periudha të gjata rikuperimi.
Gjithashtu, jam themeluese dhe menaxhere e Diamond Beauty Center, një qendër estetike e specializuar, ku klientët marrin shërbime të personalizuara për kujdesin e lëkurës dhe trupit, gjithmonë me standardet më të larta të profesionalizmit dhe sigurisë.
Më 1 Tetor 2025, hapa dyert për studentët e parë, duke ofruar trajnime profesionale me teknikat dhe produktet origjinale të DS V-Line, me qëllim që të përgatis gjeneratën e re të specialistëve të estetikës në Shqipëri. Filozofia ime është që çdo klient dhe çdo student të ndihet i sigurt, i vlerësuar dhe i mbështetur, duke marrë trajtimin apo trajnimin e duhur me teknologji dhe produkte të certifikuara ndërkombëtarisht”.
Adresa: Rruga Pavarësia, Rrota e Kuqe, Plazh Durrës, Hotel Diamond
Cel: +355 69 700 7004
WhatsApp: +355 69 700 7004
Instagram: diiamondbeautycenter; dsvlinealbania
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.