Dëshmi

July 13, 2018 | 10:06

Sopranoja e njohur Edith Mihali rrëfehet te Rudina, historia e pazakontë familjare, lidhja që i rezistoi 17 vjetëve dhe dashuria për nipin 26-vjeçar

Këto janë nga ato histori që thua me vete, si ka mundësi? Një soprano e njohur, një grua e fortë dhe me karrierë të pasur artistike, të ketë mbajtur më vete një barrë emocionale, e cila u konsiderua në krye të emisionit të Rudina Magjistarit, si e jashtëzakonshme.

edith-rudinaEdith Mihali, kjo grua e bukur si në rininë e asaj ashtu dhe në vitet e sotme të moshës së tretë, ka rrëfyer në ndjesi të papërshkrueshme përgjatë 60 minutave, jetën e saj familjare, njohjen me bashkëshortin, Prokopin, martesën, ardhjen në jetë të djalit të vetëm si dhe për karrierën, të cilën vazhdon ta ndjekë me ritëm pak më të ulët.

edith-violine“Kisha kohë që e dëshiroja një rrëfim të tillë”, iu drejtua në fillim të emisionit sopranoja, ndërsa tha se kjo dëshirë iu realizua brenda 24-orëve kur mori telefonatën e shumëpritur nga drejtuesja e emisionit.

edith1Në bashkëbisedimin me nota ndjesore, të gërshetuara midis familjes, karrierës, bashkëshortit dhe jetës, zonja Edith rrëfeu pikënisjen e saj me artin, mbarimin e liceut dhe regjistrimin me vështirësi në ish-Institutin e Lartë të Arteve, aty ku u njoh dhe me bashkëshortin e saj Prokopin, lidhje që i rezistoi 17-vite shtëpi më vete, nga e cila sollën në jetë djalin e tyre.

edith-nena“Ishte një mos pranim drastik nga ana e nënës”, tregoi Edithi, e cila nuk e kishte dashur dhe miratuar asnjëherë lidhjen e së bijës me djalin 15 vite e gjysmë më të madh.

Vështirësitë e kësaj jete me pengesa të forta, Mihali i rrëfeu përgjatë bisedës së udhëhequr ngrohtë nga ana e drejtueses së emisionit, Rudina, e cila i dha ngjyresa duke e zbutur me ndërhyrjet e inserteve të ndryshme, ku njëra prej tyre ishte video-mesazhi surprizë nga nipi i saj Mateo, 26-vjeçar.

edith-nipi1

 

edith-nipi

Përgatiti Orjona TRESA / Burimi https://www.youtube.com/watch?time_continue=2&v=Zna2Iz020A8

To Top

Powered by themekiller.com anime4online.com animextoon.com apk4phone.com tengag.com moviekillers.com