Studim

April 22, 2017 | 10:05

Sot Dita e Tokës, më shumë respekt për të!

Dita e Tokës është e festuar në pranverë në hemisferën veriore dhe në vjeshtë në atë jugore. Ajo ka për qëllim të ndërgjegjësojë njerëzit në lidhje me rëndësinë e natyrës. Në SHBA, Dita e Tokës festohet çdo vit në ekuinoksin pranveror, kurse në shumicën e vendeve të botës ajo festohet çdo vit në 22 prill.

ditaboterore-e-tokes

Në shtator të 1969, në një konferencë në Siatëll, Uashington, Geilord Nelson, senator i SHBA, shpalli se në pranverën e vitit 1970 do të kishte demonstrata për ambientin në të gjithë vendin. Fillimisht, senatori Nelson propozoi disa protesta ambientalist për ta futur mbrojtjen e natyrës në programin e qeverisë.

Me kalimin e një kohe të shkurtër kjo festë u kthye nga kombëtare në ndërkombëtare, duke sensibilizuar mbarë botën. Në SHBA kjo festë nisi në ekuinoksin pranveror, sepse kjo është periudha kur natyra lulëzon dhe vazhdoi po me të njëjtën traditë. Vendet e tjera preferuan një datë fikse. Kështu, tradita e Ditës së Tokës vazhdon të respektohet edhe sot, në këto kohë kur shkatërrimi i natyrës dhe problemet në lidhje me të janë thelluar më shumë se kurrë.

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top