Në fokus

January 27, 2016 | 10:17

Sot është Dita e Kujtesës

Sot është dita e kujteses. E pikërisht në këtë ditë, mbarë bota përkujton viktimat e Holokaustit. 6 milionë hebrenj, 2 milion ciganë, 250.000 persona me aftësi të kufizuara mendore dhe fizike, dhe 9.000 meshkuj homoseksualë u ekzekutuan nga regjimi nazist.

70 vjet më parë u çlirua Aushvici, kampi më i madh i shfarosjes i ndërtuar nga nazistet. Sot, rreth 300 mbijetuarit e Holokaustit pritet të marrin pjesë në një ceremoni që do të përkujtojë pikërisht momentin kur trupat sovjetike çliruan kampin e vdekjes. Me ta do të bashkohen edhe disa prej udhëheqësve të botës për të përkujtuar jo vetëm 1.1 milion njerëzit të vrarë nga nazistët në këtë kamp, por edhe miliona persona te tjerë që humbën jetën gjatë Luftës së Dytë Botërore. Vladimir Putin do të mungojë në ceremoninë përkujtimore për shkak të ngjarjeve dhe tensioneve midis Rusisë dhe Ukrainës . Megjithatë, Presidenti ukrainas Petro Poroshenko dhe presidenti francez, Francois Hollande, do të marrin pjesë së bashku me presidentin e Gjermanisë, Joachim Gauck, në këtë ditë lutjesh dhe vendosjes kurorash përkujtuese.

Tema e këtij viti është “Mos qëndro përkrah…” me idenë që të gjithë të marrin përgjegjësinë personale për botën në të cilën jetojmë.

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top