Marrëdhënie

January 17, 2018 | 9:26

Sot më shumë se 10,000 femra do të zbulojnë se janë shtatzënë

Më shumë se 10,000 gra do të zbulojnë se janë shtatzënë këtë të mërkurë, thotë një studim.

shtatzane-1-770x433

Data bie pak më shumë se dy javë pas Ditës Kombëtare së Ngjizjes së Foshnjave më 2 janar, e cila është dita më e zakonshme e vitit për çiftet që përpiqen të kenë një fëmijë.

Ekspertët besojnë se më shumë se 10.000 gra do të kryejnë teste të shtatzënisë të mërkurën për të parë nëse do të bëhen nëna.

Data doli nga një studim i portalit prindëror ChannelMum.com në Britaninë e Madhe, i cili zbuloi një fenomen të quajtur “varësia e testit të shtatzënisë “, duke marrë një mesatare prej gjashtë testeve të shtatzënisë të kryer për t’u siguruar që vërtetë janë duke pritur një fëmijë.

62 përqind e nënave vazhdojnë të kryejnë teste, megjithëse tashmë kanë një rezultat pozitiv, pasi shqetësohen për shëndetin e shtatzënisë ose besojnë se testi fillestar ishte i gabuar.

Siobhan Freegard, themeluese e ChannelMum.com tha: “Mund të duket e çuditshme shumë teste shtatzënie, por shumica e nënave e bëjnë atë”.

Ajo shtoi se: “Megjithatë, është e rëndësishme të mos i nënshtrohet testeve të vazhdueshme, pasi ato janë të shtrenjta dhe të panevojshme”./gsh.al

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top