FB

April 8, 2024 | 7:10

Sot ndodh eklipsi i plotë diellor, ja çfarë duhet të dini

 

Sot, më 8 prillit një pjesë e madhe e Amerikës Veriore do të përjetojë një nga ngjarjet më emocionuese qiellore. Bëhet fjalë për eklipsin e plotë diellor, ku hëna do të mbulojë plotësisht diellin dhe në tokë për rreth 4 minuta do të mbizotërojë errësira.

Sipas NASA-s, eklipsi do të fillojë mbi Oqeanin Paqësor dhe do të kalojë mbi Meksikë, Shtetet e Bashkuara dhe Kanada. Në shtetet e Bashkuara ai do të ndjekë një shteg që fillon nga rajonet jugperëndimore të Teksasit deri në verilindje në Maine.

Gjithashtu NASA vlerëson se 31.6 milionë njerëz jetojnë në rrugën e tërësisë ku do të kalojë eklipsi i plotë diellor i këtij viti. Ndërkohë një pjesë tjetër e popullsisë që jeton në afërsi të shtegut ku do të kalojë eklipsi do të ketë mundësi të shohin të paktën një eklips të pjesshëm ku hëna bllokon pjesërisht diellin.

Eklipsi total i diellit ndodh diku në tokë rreth çdo 18 muaj, por ky i këtij viti përbënë një nga rastet e rralla ku ai kalon mbi sipërfaqe toke ku jetojnë shumë njerëz, ndërsa më i afërmi i ngjashëm nuk pritet të ndodhë para vitit 2044.

Nisur pikërisht nga ky fakt në shumë Shtete të Bashkuara të Amerikës do të organizohen festivale të eklipsit, ndërsa qytetarëve u është bërë thirrje që për ta shijuar këtë fenomen të rrallë të përdorin syze të posaçme.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top