Aktualitet

October 5, 2022 | 15:39

Special Olympics Albania organizon samitin e parë për fëmijët me dhe pa aftësi të kufizuara

“Është samiti i parë, një ngjarje historike për Shqipërinë. Quhet Samiti rajonal për të rinjtë sporti për gjithëpërfshirje. Është një samit që do të përfshijë të rinjtë më apo pa aftësi të kufizuara intelektuale në Tiranë. Do të mirëpriten bashkëmoshatarët e kësaj kategorie. I kemi në moshën 13-14 dhe deri 20 vjeç. Do të jenë 10 delegacione me dhe pa aftësi të kufizuara intelektuale. Do të jenë nga Ballkani dhe Europa.”

landi

Ka qenë ky prezantimi që këngëtari i njohur Roland Hysi ka rrëfyer për një aktivitet të tillë. I ftuar në emisionin “Aldo Morning Show” në TvKlan, Hysi ka treguar se të rinjtë do të bëhen pjesë në një sërë aktivitetesh dhe shkëmbimesh në fushën e sportit dhe aktivitetit fizik.

“Do kemi 6 vende pjesëmarrëse, do të jetë Shqipëria, Kosovë, Maqedonia e Veriut, Serbi, Mali i Zi dhe Bosnjë Hercegovinë. Këto do jenë delegacionet që do vijnë për herë të parë që do bëjnë këtë Samit në Shqipëri. Të rinjtë do të bëjnë pjesë në një sërë aktivitetesh dhe shkëmbimesh në fushën e sportit dhe aktivitetit fizik. Organizata në të cilën kam 5 vite që punoj dhe quhet Special Olympics Albania, është degë e Special Olimpics Albania, organizata më e madhe botërore dhe e vetme në botë, e themeluar nga motra e presidentit Kennedy rreth 54 vite më parë dhe ka në fokus sportin, gjithëpërfshirjen, thyerjen e barrierave, forcimin e individëve.

04

Special Olympics mund të cilësohet si tërësia e disiplinave sportive, të njëjtat që përfshin dhe komiteti olimpik ndërkombëtar, por në këtë rast bëhet fjalë për vetëm për kategorinë e personave me aftësi të kufizuar”, është shprehur Roland Hysi.

Rolandi tregon se kjo organizatë i bën të mundur fëmijëve trajnime në çdo fushë sportive. Ai shprehet se ka dërguar kuotat dhe pret që me më shumë disiplina të marrin pjesë në Lojërat Olimpike në Berlin 2023. Të rinjtë stërviten 2 herë në javë, aktivitet e personave me aftësi të kufizuar organizata Special Olympics Albania i ofron falas.

Samiti fillon në datën 6 Tetor (ditën e enjte) dhe përfundon në 9 Tetor (ditën e dielë). Në Parkun Olimpik Feti Borova në orën 4 pasdite në datën 7 aktiviteti do kulmojë me një ndeshje basketbolli 3×3.

06 05 02 03 01

Burimi TvKlan

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top