FB

April 10, 2026 | 17:30

Spitali AMAVITA, 18 vite sukses në luftën kundër tumoreve dhe evolucionit në mjekësi

 

Kur shkel pragun e asaj godine pesëkatëshe që lartësohet si një monument i shpresës, ndien menjëherë se këtu mjekësia nuk është thjesht shkencë, por një trashëgimi shpirtërore që merr frymë përmes mureve moderne. Në hollin e gjerë, aty ku drita mirëpret çdo vizitor, kryqëzohen hapat e pacientëve që vijnë nga çdo skaj i vendit, duke sjellë me vete peshën e patologjive të ndryshme dhe besimin e palëkundur për një konsultë që ndan dyshimin nga shërimi. Është një hapësirë ku teknologjia bashkëkohore dhe standardet evropiane gjejnë strehë nën emrin e madh të onkokirurgut të ndjerë Prof. Dr. Agim Karaj, vizioni i të cilit vazhdon të rrahë fort në zemrën e këtij kapitali mjekësor.

amavita-20

Sot, Spitali Amavita, i pari në Shqipëri spital jo publik me karakter kirurgjinë onkologjike, qëndron si një dëshmi e qartë e ekselencës në diagnostikë dhe trajtim, i pajisur me teknologjinë më të fundit, nga aparaturat moderne të imazherisë dhe skanerët e gjeneratës së fundit, te laboratorët dhe kirurgjia e specializuar. Por mbi të gjitha, spitali Amavita mbetet një tempull i përkushtimit njerëzor, ku japin kontributin e tyre figura të shquara të mjekësisë shqiptare, si onkokirurgu Dr. Artan Bodeci, gjinekologia Dr. Klaudia Karaj, onko-gjinekologu Dr. Euglent Hoxha, onko-kimioterapeutja Dr. Amanda Zeko, së bashku me një bord mjekësh të përkushtuar që punojnë çdo ditë për të rishkruar historitë e jetës me dinjitet dhe shpresë.

amavita-2

18 vite eksperiencë dhe evolucion

Në vitin 2008, kur sistemi shëndetësor shqiptar ishte ende larg standardeve bashkëkohore, sidomos në fushën e onkologjisë, një mjek me përvojë të jashtëzakonshme në kirurgjinë onkologjike në Shqipëri, Ballkan dhe më gjerë, Prof. Dr. Agim Karaj, ndërmori një hap të guximshëm. Ai themeloi një spital privat me një qëllim të qartë: të sillte në Shqipëri një qasje të re ndaj pacientit, duke e trajtuar jo si numër, por si një histori unike, me nevoja të veçanta dhe me dinjitet njerëzor. Në 18 vite përvojë dhe zhvillim të pandërprerë, Spitali Amavita ka shënuar një rrugëtim të qëndrueshëm drejt zgjerimit dhe përmirësimit, duke ngritur struktura të reja dhe duke pasuruar gamën e shërbimeve përmes Poliklinikës Amavita, Amadental dhe Vitahair Clinic. Këtu ofrohen specialitete të shumta, nga nefrologjia, endokrinologjia, hematologjia dhe kardiologjia, tek kirurgjia dentare, dermatologjia, estetika, shërbimet ORL dhe transplanti i flokëve. Çdo detaj dëshmon për një transformim të thellë që ruan me përulësi rrënjët e tij, një rrugëtim njerëzor që zgjerohet me besim drejt së ardhmes, duke ndjekur me vendosmëri ritmin e shpresës dhe të jetës. Në spitalin Amavita ka një interes të lartë të pacientëve nga e gjithë Shqipëria, Maqedonia e Kosova, si dhe nga vende të tjera të Europës dhe botës.

amavita-21

Amavita, spitali i parë privat për trajtimin e kancerit

Një nga boshllëqet që ky spital mbushi në krye të herës, ishte trajtimi onkologjik në shëndetësinë private. Këtu, pacientët përballen me një kujdes gjithëpërfshirës: diagnostikim të hershëm, trajtim kirurgjikal, kimioterapi, ndjekje të vazhdueshme me teknologji moderne dhe mbështetje emocionale gjatë gjithë procesit. Spitali ofron trajtime të specializuara për disa lloje të kancerit, përfshirë kancerin e gjirit, kancerin oral, kancerin e lëkurës, si dhe tumoret e ndryshme të organeve të brendshme. Shërbimi është i strukturuar në mënyrë që çdo pacient të marrë kujdesin e nevojshëm në çdo fazë të sëmundjes, nga diagnoza deri tek ndjekja pas trajtimit. Në fushën e kirurgjisë gjinekologjike janë kryer ndërhyrje të ndërlikuara, nga trajtimi i tumoreve, deri te kirurgjia plastike gjinekologjike, duke i dhënë shumë grave jo vetëm shëndetin, por edhe një cilësi të re jete. Spitali Amavita nuk ka “konkurrent” në treg, sepse në lëmin e qendrave të tilla ai dallon në shërbimet që ofron. Është cilësia, standardi, egoja profesionale dhe padyshim komoditeti që bëhen të gjitha në një.

amavita-43

Kirurgjia elitare në Amavita

Në spitalin Amavita kryhen operacione të cilat nuk janë bërë më parë në Shqipëri, siç është kirurgjia e kokë-qafës. Pjesë e kësaj ambicieje janë kirurgjitë Maksilofaciale. Operacionet përfshijnë rregullimin e anomalive të nofullave, defekte të lindura të buzës dhe të qiellzës, patologji të nofullave dhe të fytyrës, implante dentare, mbushje të dhëmbëve me narkozë. Gjithashtu, në spitalin jo publik Amavita kryhen një sërë shërbimesh spitalore të kompletuara që nga ato ambulatore, deri më specifiket e të ndërlikuarat njëherësh, që janë kirurgjitë e ndryshme rekonstruktive pas operacioneve. Baza e patologjive është sfera e onkologjisë me: kirurgji onkologjike dhe kirurgji onko-gjinekologjike. Kjo e kompletuar jo vetëm sa i përket trajtimit kirurgjikal, por edhe atij sistemik me kimioterapi. Spitali Amavita mbetet kampion i operacioneve të tumoreve të gjirit, që nga radikalet deri konservativet, madje edhe tek kirurgjia plastike e gjirit, gjithashtu tumoret e testeve, kyrazhet e qafës, kirurgjia e tiroideve dhe kirurgjia e lipomave dhe nishaneve (melanomat), si dhe kirurgjia e përgjithshme, abdominale, pankreasi, por edhe operacionet që nga herniet inguinale, korrigjimi i fistulave dhe hemorroideve. Një sukses i padiskutueshëm i këtij rrugëtimi për jetën e mijëra pacientëve është padiskutim aplikimi i teknikave me inovative kirurgjikale, të cilat realizohen me sukses nga ekipi i mrekullueshëm i kirurgëve të spitalit, të cilët janë specializuar në Francë, Kanada, Amerikë, Itali dhe Japoni.

 

Horizonte të reja, Poliklinika Amavita, Amadental dhe Vitahair Clinic

Puna dhe vizioni i themeluesit të spitalit Amavita, Prof. Dr. Agim Karaj, po zgjerohet edhe më tej. Hapja e Poliklinikës Amavita, Amadental dhe Vitahair Clinic, do të ofrojnë specifikisht një gamë të gjerë shërbimesh që nga: ORL, stomatologji, klinikë të transplantim të flokëve, dermatologji, nefrologji, kardiologji, endokrinologji, dhe të tjera. Ky zgjerim synon që pacienti të ketë gjithçka që i nevojitet në një qendër të vetme, duke i kursyer kohë dhe duke i ofruar cilësi të padiskutueshme. Përmes kirurgjisë plastike dhe estetike, ofrohen ndërhyrje si rinoplastika (ndryshimi i formës së hundës), otoplastika (ndërhyrje për formën e veshëve), blefaroplastika (ndërhyrje për të korrigjuar qepallat e shtuara), abdomenoplastika (heqja e dhjamit dhe tonifikimi i barkut), mamoplastika (korrigjimi i gjoksit), si dhe zmadhimi dhe zvogëlimi i gjirit. Të gjitha realizohen me një filozofi të qartë: pamje natyrale, harmoni me fizionominë dhe shmangie të ekzagjerimeve. Synimi nuk është të ndryshohet identiteti i dikujt, por të nxirret në pah bukuria e tij unike.

amavita-1

Amavita, ekselencë në staf mjekësor dhe teknologji

Në Spitalin Amavita vepron një ekip i përzgjedhur mjekësh, të afirmuar në fushat e tyre përkatëse, të cilët sjellin jo vetëm përvojë dhe profesionalizëm, por edhe një ndjenjë të thellë përgjegjësie ndaj çdo pacienti. Ky formacion plotësohet nga një ekip i specializuar anestezistësh dhe reanimatorësh, në përputhje me standardet më të avancuara ndërkombëtare, si dhe nga ndihmësmjekë të përkushtuar, që kontribuojnë me seriozitet dhe përpikëri në çdo hallkë të procesit kirurgjikal. Ajo që e veçon Amavitën është integrimi i shërbimeve bashkëkohore në një qasje të unifikuar, ku teknologjia moderne dhe ekspertiza njerëzore ndërthuren natyrshëm, duke e bërë këtë institucion një pikë referimi në Shqipëri për realizimin e ndërhyrjeve të avancuara, shpesh të paprecedenta në vend.

 

artan-bodeci

 

E ardhmja e trajtimit të tumoreve është premtuese

Dr. Artan Bodeci, kirurg onkolog me një eksperiencë të gjatë në kirurgjinë e përgjithshme, onkologjike dhe onkoplastike. Ekspertiza e tij i është dedikuar ekskluzivisht pacientëve të Spitalit Amavita, ku çdo rast trajtohet me kujdes të veçantë dhe përkushtim maksimal.

 

Cilat janë risitë më të fundit në fushën e onkologjisë dhe kirurgjisë që kanë ndryshuar mënyrën e trajtimit të pacientëve?

Fushat e onkologjisë dhe kirurgjisë kanë përparuar ndjeshëm vitet e fundit, duke sjellë trajtime më të sakta dhe më humane. Tek trajtimi i kancerit të gjirit, kemi parë hapa të mëdhenj përpara falë kimioterapisë neoadjuvante dhe teknikave moderne të onkoplastikës. Sot, shumë gra mund të ruajnë gjirin e tyre edhe pas diagnostikimit, pa kompromentuar efektivitetin e trajtimit. Kjo jo vetëm që përmirëson rezultatet mjekësore, por ndikon edhe në vetëbesimin dhe cilësinë e jetës së pacientëve pas trajtimit.

 

Deri në çfarë niveli ka arritur sot suksesi në trajtimin e tumoreve në Amavita?

Ne kemi arritur standarde të larta suksesi, falë kombinimit të eksperiencës kirurgjikale, protokolleve moderne dhe kujdesit të personalizuar për çdo pacient. Shumë prej tyre rikuperohen shpejt dhe me cilësi të mirë të jetës pas trajtimit, gjë që për ne është një arritje po aq e madhe sa dhe rezultatet mjekësore.

 

Cilët faktorë ndikojnë më shumë në rritjen e mbijetesës së pacientëve?

Diagnoza e hershme mbetet kyçe. Por suksesi nuk varet vetëm nga ajo. Trajtimi i specializuar multidisiplinor, mbështetja psikologjike dhe respektimi i rreptë i protokolleve mjekësore janë të domosdoshme. Pacientët që kujdesen për stilin e jetës dhe bashkëpunojnë ngushtë me ekipin tonë shfaqin rezultate më të mira dhe mbijetesë më të gjatë.

 

Çfarë ndikon në shtimin e rasteve dhe pse duhet të jemi vigjilentë?

Rritja e rasteve shpesh lidhet me faktorë mjedisorë, gjenetikë dhe stil jetese. Vigjilenca është thelbësore, sepse diagnostikimi i hershëm rrit ndjeshëm mundësinë e trajtimit të suksesshëm dhe parandalon komplikacionet serioze. Edukimi dhe kontrollet e rregullta janë arma më e fortë që kemi.

 

Si e shihni të ardhmen e kësaj fushe dhe çfarë zhvillimesh prisni në vitet e ardhshme për diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjeve tumorale?

E ardhmja është premtuese. Mjekësia personalizuar do të jetë më e përhapur, dhe inteligjenca artificiale do të ndihmojë në diagnostikim më të saktë dhe trajtime më të efektshme. Presim trajtime më pak invazive, të shpejta dhe të qëndrueshme, që jo vetëm të shpëtojnë jetë, por edhe të ruajnë cilësinë e saj. Synimi ynë është që çdo pacient të ndjehet i sigurt dhe i mbështetur gjatë gjithë rrugëtimit të tij.

 

euglent-hoxha

 

 

Zbulimi i hershëm i kancerit gjinekologjik mund të shpëtojë jetë

Dr. Euglent Hoxha është mjek onko-gjinekolog me mbi 20 vjet përvojë në diagnostikimin dhe trajtimin e kancerit gjinekologjik. Ai ka trajtuar me sukses raste komplekse, duke kryer ndërhyrje kirurgjikale të avancuara dhe duke punuar me qasje multidisiplinare për të garantuar kujdes të sigurt dhe efektiv. Aktualisht punon në Spitalin Amavita, ku kombinon përvojën e tij të gjatë me teknologjitë më moderne për trajtim dhe diagnostikim.

 

Cilat janë format më të shpeshta të kancerit gjinekologjik dhe cilat shenja nuk duhet të neglizhohen?

Format më të shpeshta të kancerit gjinekologjik janë kanceri i qafës së mitrës, i mitrës dhe i vezoreve. Shenjat e hershme që gratë nuk duhet t’i injorojnë përfshijnë gjakderdhje jo normale (midis cikleve ose pas menopauzës), dhimbje në fund të barkut, fryrje të vazhdueshme të barkut, ndryshime në urinim ose jashtëqitje dhe sekrecione vaginale të pazakonta. Zbulimi i hershëm rrit ndjeshëm mundësitë për trajtim të suksesshëm.

 

Cilat janë risitë që ofron Spitali Amavita në diagnostikimin dhe trajtimin e kancerit gjinekologjik?

Në Spitalin Amavita përdorim teknologji moderne për të zbuluar sëmundjet herët dhe për të ofruar trajtim të personalizuar. Kjo përfshin ekzaminime të avancuara imazherike, kolposkopi, biopsi të drejtuara dhe ndërhyrje kirurgjikale të specializuara. Një pikë e fortë e qendrës tonë është qasja multidisiplinare, çdo paciente ndiqet nga një ekip specialistësh për të siguruar rezultatet më të mira dhe rikuperim sa më të shpejtë.

 

Sa i rëndësishëm është kontrolli i rregullt dhe çfarë rekomandoni për gratë në mosha të ndryshme?

Kontrolli i rregullt është thelbësor për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të kancerit gjinekologjik, veçanërisht të kancerit të qafës së mitrës. Vajzat dhe gratë e reja duhet të kryejnë vizita periodike dhe të informohen për vaksinimin kundër HPV. Gratë në moshë riprodhuese duhet të bëjnë Pap Test dhe kontrolle vjetore, ndërsa gratë mbi 40 vjeç duhet të bëjnë kontrolle më të shpeshta dhe ekzaminime shtesë sipas këshillës së mjekut. Pas menopauzës, çdo gjakderdhje duhet vlerësuar menjëherë. Parandalimi dhe diagnostikimi i hershëm janë çelësi për të shpëtuar jetë dhe për të ruajtur cilësinë e jetës së pacienteve.

 

klaudia-karaj

 

 

Kujdesi për shëndetin riprodhues është një investim afatgjatë në mirëqenien dhe cilësinë e jetës.

Dr. Klaudia Karaj është Mjeke Obstetër-Gjinekologe me një eksperiencë mbi 15- vjeçare në praktikën klinike dhe kirurgjikale. Prej vitesh pjesë e stafit të spitalit “Amavita”, ku ka ndërtuar një profil të konsoliduar profesional me fokus në kirurgjinë gjinekologjike dhe onko-gjinekologjike. Ka trajtuar një gamë të gjerë patologjish të sistemit riprodhues femëror, duke kombinuar qasjen klinike me ndërhyrjet kirurgjikale. Gjithashtu, është pjesë aktive e ekipit multidisiplinar për diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjeve të gjirit, duke synuar gjithmonë kujdes të integruar dhe të personalizuar për çdo paciente.

 

Cilat janë shqetësimet më të shpeshta me të cilat përballen gratë sot?

Gratë sot përballen me një sërë problematikash gjinekologjike, ku më të shpeshtat përfshijnë:

Çrregullimet menstruale dhe hormonale;

Hemoragjite uterine; Infeksionet vaginale; Patologjitë cervikale; Lythat gjenitale; Sindroma e vezores policistike; Problemet e fertilitetit; Fibromat uterine dhe endometrioza; Hiperplazitë dhe Polipet endometriale; Sëmundjet tumorale të gjirit; Neoplazitë gjinekologjike.

Ndër problematikat më serioze që hasim në praktikën tonë në “Amavita” janë patologjitë onko-gjinekologjike si: kanceri i qafës së mitrës, i endometrit, i vezoreve dhe tumoret e gjirit, më rrallë kanceri i vulvës dhe i tubave të Fallopit. Sfidë mbetet diagnostikimi i hershëm, që ndikon drejtpërdrejt në ecurinë e sëmundjes.

 

Çfarë ndikon në këto problematika dhe si mund të parandalohet përkeqësimi i tyre?

Faktorët që ndikojnë janë të shumtë dhe shpesh të ndërthurur:

Stili i jetesës (stresi, ushqyerja jo e shëndetshme, mungesa e aktivitetit fizik, obeziteti);

Konsumi i duhanit, alkoolit;

Faktorët hormonalë dhe gjenetikë;

Fillimi i hershëm i aktivitetit seksual, multipartneriteti dhe mungesa e kontrolleve të rregullta;

Infeksionet e patrajtuara;

Moskryerja e screening (Pap test, Ekografi- kontrolle gjinekologjike, kontrollet e gjirit, etj.).

Parandalimi bazohet në:

Kontrolle të rregullta gjinekologjike, kontrolle të rregullta të gjirit;

Diagnostikim të hershëm përmes procesit të screening për qafën e mitrës;

Edukim shëndetësor dhe ndërgjegjësim;

Ndryshime në stilin e jetesës;

Sa më herët të identifikohet një problem, aq më e lartë është mundësia për trajtim të suksesshëm.

 

Cilat janë risitë më të fundit në gjinekologji?

Fusha e gjinekologjisë ka përparuar ndjeshëm vitet e fundit. Disa nga zhvillimet më të rëndësishme përfshijnë:

Kirurgjia minimale invazive (laparoskopike dhe histeroskopike), që redukton kohën e rikuperimit;

Diagnostikimi më i avancuar me imazheri dhe markera tumoralë;

Terapi të personalizuara për trajtimin e sëmundjeve malinje gjinekologjike;

Depistimi, diagnostikimi i hershëm, trajtim i përmirësuar për kancerin e qafës së mitrës (Pap Test + tipizimi i HPV/ ekzaminimi kolposkopik/ biopsi e drejtuar, intervente kirurgjikale të specializuara;

Trajtimet e personalizuara në onko-gjinekologji;

Këto risi kanë përmirësuar ndjeshëm cilësinë e kujdesit dhe rezultatet për pacientet.

 

Çfarë këshillash do t’u jepnit grave për kontrolle të rregullta dhe kujdes ndaj shëndetit riprodhues?

Mesazhi im kryesor për çdo grua është: mos prisni shfaqjen e simptomave për të kërkuar ndihmë mjekësore!

Rekomandimet kryesore janë:

Kryeni kontrolle gjinekologjike dhe kontrolle te gjirit të paktën një herë në vit;

Realizoni Pap test sipas rekomandimeve të moshës;

Mos neglizhoni simptoma si dhimbje, gjakderdhje jo normale apo ndryshime në cikël menstrual;

Çdo hemorragji pas marrëdhënieve seksuale apo post menopauze duhet t’ju bëjë të drejtoheni tek mjeku juaj gjinekolog;

Kujdesuni për një stil jetese të shëndetshme;

Informohuni dhe mos hezitoni të konsultoheni me mjekun për çdo shqetësim!

Kujdesi për shëndetin riprodhues është një investim afatgjatë në mirëqenien dhe cilësinë e jetës.

 

elvis-karaj

 

Amavita, më shumë se një spital, një mision!

 

Cilat janë investimet apo risitë kryesore që keni sjellë në shërbimet mjekësore dhe teknologjinë spitalore?

Kemi investuar vazhdimisht në teknologji të avancuar për diagnostikim të saktë dhe trajtime bashkëkohore. Paralelisht, kemi zgjeruar shërbimet me fusha si transplanti i flokëve, stomatologjia dhe kirurgjia estetike, duke bashkëpunuar me specialistët më të mirë në vend.

 

Cili është vizioni juaj për zhvillimin e Spitalit Amavita dhe çfarë e dallon atë nga institucionet e tjera shëndetësore në vend?

Vizioni ynë është të ofrojmë një shërbim sa më njerëzor dhe profesional, ku pacienti është gjithmonë në qendër. Ajo që na dallon është qasja jonë e ngrohtë. Spitali Amavita funksionon si një familje e madhe, ku çdo pacient trajtohet me kujdes, respekt dhe vëmendje maksimale.

 

Mund të na tregoni për rrugëtimin tuaj profesional dhe si ka qenë për ju drejtimi i Spitalit Amavita?

Amavita lindi në vitin 2008 si një vizion i babait tim të ndjerë, Dr. Agim Karaj, dhe sot për mua është më shumë se një profesion, është një mision. Drejtimi i një spitali kërkon përgjegjësi të madhe, por edhe ndjeshmëri njerëzore. Çdo ditë përpiqem të jem pranë stafit dhe pacientëve, që secili të ndihet i sigurt, i dëgjuar dhe i kujdesur me dinjitet.

 

Cilat janë planet tuaja për të ardhmen e Amavita-s?

Synimi ynë është të vazhdojmë të rritemi duke investuar në teknologji të avancuar dhe në zhvillimin profesional të stafit. Duam të zgjerojmë më tej shërbimet dhe të forcojmë pozicionin e Amavita-s si një nga institucionet më të besueshme shëndetësore në vend.

 

Si e vlerësoni rolin e menaxhimit në rritjen e cilësisë së kujdesit për pacientët dhe cilat janë sfidat kryesore që hasni në administrimin e një spitali privat?

Menaxhimi është kyç për garantimin e standardeve të larta në çdo hallkë të shërbimit. Sfida më e madhe është të ruash standarde të larta në çdo detaj, çdo ditë. Por kur ke një ekip të përkushtuar dhe një qëllim të qartë, kujdesin maksimal për pacientin, çdo sfidë bëhet e përballueshme.

 

esli-luli

 

Empatia, çelësi i suksesit me pacientin

 

Si ka qenë për ju fillimi i këtij rrugëtimi si mjeke dhe çfarë ju motivon çdo ditë në punën tuaj?

Fillimi i këtij rrugëtimi, si çdo gjë e re, ka pasur sfidat e veta, por edhe shumë bukuri. Duke qenë në fillimet e profesionit, jam ende shumë e etur dhe kurioze për të mësuar çdo ditë diçka të re. Motivimi im vjen nga përmbushja që ndjej duke u rritur vazhdimisht profesionalisht.

 

Si e përjetoni marrëdhënien me pacientët dhe sa e rëndësishme është për ju komunikimi dhe empatia në trajtim?

Marrëdhënia me pacientët për mua është kryesorja. Mundohem gjithmonë të krijoj një komunikim të hapur dhe të tregoj empati, duke krijuar nje raport shumë miqësor, sepse besoj që kur pacienti ndihet i kuptuar dhe i dëgjuar, edhe trajtimi bëhet më i suksesshëm.

 

Cilat janë sfidat më të mëdha që has një mjeke e re dhe si arrini t’i përballoni ato me besim dhe profesionalizëm?

Mjekësia është një fushë e gjerë dhe dinamike, që kërkon zhvillim të vazhdueshëm profesional. Për një mjeke të re si unë, mbështetja nga struktura ku ushtroj profesionin dhe nga kolegët është thelbësore, veçanërisht nga mjekët me më shumë eksperiencë, të cilët ofrojnë udhëzim dhe siguri në momentet më sfiduese.

 

foto

 

FATBARDHA HAROKU, INFERMIERE PËR MJEKIMET E POST-OPERATORE

 

Kujdesi me zemër për plagët post-operatore

 

Një rrugëtim 35-vjeçar dhe përvojë në qendrën më të madhe spitalore në Tiranë. Çfarë e bën të veçantë rolin e saj, cili është sekreti?

E bëj këtë punë me shumë zemër. Për mua çdo pacient është i veçantë dhe mundohem që çdo mjekim ta bëj me sa më shumë kujdes e delikatesë, që të mos ndjejë dhimbje apo shqetësim. Gjithmonë zbatoj me përpikmëri udhëzimet e mjekut dhe kujdesem shumë për pastërtinë dhe sterilizimin, sepse janë thelbësore. Përvoja ime e gjatë, mbi 45 vite në shtet dhe 4 vite në Spitalin Amavita, më ka mësuar që përveç profesionalizmit, ajo që bën diferencën është njerëzillëku.

 

Si ka evoluar ndër vite trajtimi i plagëve post-operatore dhe cilat janë metodat më efektive për kursimin e infektimit e për rrjedhojë, lëndimit të pacientit të sapo operuar?

Sot çdo gjë bëhet me standarde shumë të larta higjiene dhe gjithmonë në bashkëpunim me mjekun.

Por përtej teknikës, ajo që ka më shumë rëndësi është mënyra si i afrohesh pacientit. Një fjalë e mirë, pak dashamirësi… bëjnë shumë diferencë. Sidomos pacientët me sëmundje të rënda kanë nevojë jo vetëm për trajtim, por edhe për ngrohtësi dhe mbështetje.

Cilat janë sfidat më të shpeshta që hasni në kujdesin ndaj pacientëve me plagë post-operatore dhe si i menaxhoni ato?

Sfida më e madhe është jo vetëm dhimbja fizike, por edhe ajo që pacienti ndjen brenda. Shpesh kanë frikë, ankth apo pasiguri pas operacionit, dhe këtu duhet të jemi shumë të kujdesshëm, të qetë dhe pranë tyre. Sepse kujdesi nuk është vetëm fizik, por edhe emocional. (ose sepse kujdesi nuk është vetëm për plagën, por edhe për shpirtin.)

 

Çfarë këshillash do t’u jepnit pacientëve dhe familjarëve për kujdesin e duhur të plagëve pas ndërhyrjeve kirurgjikale?

Do t’u thosha pacientëve dhe familjarëve të ndjekin me kujdes çdo udhëzim të mjekut dhe infermierëve.

Por mbi të gjitha, është shumë e rëndësishme që pacienti të rrethohet me kujdes, durim dhe dashuri nga familjarët. Kështu shërohet më shpejt dhe më lehtë.

amavita-37

amavita-35  amavita-2

 

Adresa: Rruga “Pjetër Budi” 75/3, Tiranë

Cel: 069 336 0681

Email: [email protected]

www.spitaliamavita.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top