Mirëqenie

April 9, 2020 | 8:10

Spitali Amavita, duaje jetën!

Nëse je keq me shëndetin, veç thirrjes që i bën Zotit për ndihmë, lutesh gjithashtu të biesh në dorën e një mjeku të mirë, sepse atij duhet t’i besosh pjesët më delikate të trupit, vetë jetën tënde. Gjithçka ndërlikohet edhe më tej, kur shpëtuesit tënd i duhet të ndërhyjë me bisturi e pinceta në brendësinë e organeve. E në këtë rast kodi i besimit mes mjekut dhe pacientit nuk ka nevojë për shifra me shumë numra.

Nga Orjona TRESA | Foto: Vlasov SULAJ

Shpresës që vetë Zoti ta jep pa kursim, i duhet shtuar dhe një sallë sterile kirurgjike bashkë me setin e plotë të mjeteve, si dhe dy duar të arta. Këtë mundësi ta jep një nga spitalet më të njohura të Tiranës, AmaVita, primari i të cilit është një nga kirurgët më të mirë në Shqipëri, për të mos thënë në fushën ku ai operon, është më i miri.

Prof.Dr. Agim Karaj, është aty, me të gjithë gamën e përvojës së tij. I veshur me uniformën e specialitetit, maskën në fytyrë e dorezat plastike në duar, ai është i gatshëm të ndërhyjë që çdo ditë, një jete njerëzore t’i kthejë buzëqeshjen e humbur. “E rëndësishme është që ne bëjmë magji këtu”, thotë kirurgu i njohur. Prej 11 vitesh në spitalin jo publik AmaVita kryhen një sërë shërbimesh spitalore të kompletuara, nga ambulatoret, deri më specifiket e të ndërlikuarat njëherësh, që janë kirurgjitë e ndryshme.

Baza e patologjive është sfera e onkologjisë me: kirurgji onkologjike dhe kirurgji onkogjinekologjike. Kjo e kompletuar jo vetëm sa i përket trajtimit kirurgjikal, por edhe atij sistemik me kimioterapi. Ndërkohë, tek AmaVita performon një ekip i shkëlqyer mjekësh, të gjithë me emër sa i përket specialitetit të tyre, i kombinuar me dy anestezistë e reanimatorë, sipas standardeve që kërkon bota, si dhe ekipin e ndihmësmjekëve, të dedikuar sa i përket stilit të punës dhe aktivitetit kirurgjikal. E veçanta e këtij spitali është se janë implementuar në grup shërbime bashkëkohore, të cilat e bëjnë AmaVita-n të vetmin spital që i realizon këto ndërhyrje në Shqipëri.

Dr. Agim Karaj njehson suksese të vit pas viti me ndërhyrjet nga kirurgjia e përgjithshme, abdominale, pankreasi, por edhe operacionet që nga herniet inguinale, korrigjimi i fistulave dhe hemorroideve. AmaVita mbetet kampione e operacioneve të tumoreve të gjirit, që nga radikalet deri konservativet, madje edhe te kirurgjia plastike e gjirit, gjithashtu tumoret e testeve, kyrazhet e qafës, kirurgjia e tiroideve dhe kirurgjia e lipomave dhe nishaneve (melanomat). Një sukses i padiskutueshëm i këtij rrugëtimi për jetën e mijëra pacientëve, është padiskutim aplikimi i teknikave me inovative kirurgjikale, të cilat realizohen me sukses nga ekipi i mrekullueshëm i kirurgëve të spitalit, të cilët janë specializuar në Francë, Kanada, Amerikë, Itali dhe Japoni. Dr.Karaj pohon se ka një interes të lartë të pacientëve nga e gjithë Shqipëria, Maqedonia e Kosova, por ka patur raste edhe nga vende të tjera të Europës.

Kirurgjia e plastikës zë gjithashtu një vend të rëndësishëm, duke u bërë komponent në rastin e reduktimit të gjirit, për ato femra që i kanë gjinjtë e mëdhenj dhe i zvogëlojnë, apo dhe e kundërta. Kjo teknikë pasohet edhe te fusha e onkologjisë, për gratë e detyruara ta humbasin gjirin për shkak të patologjisë. Pas dy apo tri vjetësh, kur janë të lira nga patologjia, ato mund të aplikojnë procedurën e plastikës për të kompozuar sërish gjirin. Në sferën e gjinekologjisë, trajtohen të gjitha patologjitë beninje dhe malinje, kistet ovariale, fibromiomat, prolapset uterines, si edhe karcinoma e ovarit, uterusit, e qafës së mitrës, patologjitë e vulvës.

Në sferën e onkologjisë, jo vetëm gjiri zë një peshë të konsiderueshme, por në spitalin AmaVita trajtohen fare mirë dhe karcinomat e fytyrës, buzëve, duke regjistruar në Shqipëri, teknikën e vetme të aplikuar pranë këtij spitali. Ndërkohë një vend të rëndësishëm në këtë spital zë dhe shërbimi i Kirurgjisë Plastike/Estetike, por edhe Kirurgjia e Variçeve.

Disa nga shërbimet:

  • Konsulta për specialitete të ndryshme
  • Laborator analizash klinike, biokimike dhe tumorale
  • Shërbim histopatologjik: Biopsi, immunohistokimi
  • Imazheri: Rografi, Mamografi, Eko të të gjitha specialiteteve
  • Kirurgji e përgjithshme
  • Kirurgji onkologjike
  • Kirurgji gjinekologjike
  • Kirurgjia e nishaneve
  • Kirurgji plastike
  • Kirurgji e variçeve

Disa nga mjekët që punojnë në spitalin AmaVita

Prof. Dr. Agim Karaj, Onkolog, Kirurg

Dr. Artan Bodeci, Onkolog, Kirurg

Dr. Anila Kristo, Onkologe, Kimioterapiste

Dr. Euglent Hoxha, Gjinekolog, Onkolog

Dr. Klaudja Karaj, Mjeke Gjinekologe

Prof. Dr. Lutfi Zhegu, Kirurg torakal

Prof. Dr. Mehdi Agolli, Kirurgji e Përgjithshme

Dr. Alban Hatibi, Mjek Anestezist

Dr. Fahri Kokiçi, Mjek Anestezist

Dr. Henri Kolani, Kirurg i Përgjithshëm

Dr. Petrit Teferiçi, Mjek Kardiolog

Dr. Vidi Demko, Mjek Imazherist

 

 

Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 146

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top