Në mjekësi nuk ka limite. Secili mjek mund të interpretojë brenda misionit të tij, fuqinë që ia fal kapërcimi i aftësive përtej një stetoskopi, skaneri apo bisturie platini qoftë. Në alternativën e gjerë të rasteve dhe praktikave të ndeshura në jetën e përditshme, është ambicia, egoja, por edhe shpirtërorja ajo që e bën një mjek të identifikohet si duararti për atë çka i jep shkencës së mjekësisë. E në këtë përvojë të shtresëzuar, ku rastet janë nga më ndryshmet, puna flet vetë, ndërsa emri përkrahet dhe u përçon mesazhe shpëtimi shumë të tjerëve që kanë nevojë për këta profesionistë.
Nga Orjona TRESA | Foto: Vlasov SULAJ
Spitali AmaVita dhe ekipi i mjekëve të njohur me në krye Prof.Dr. Agim Karaj, i kanë dhënë një faqe tjetër mjekësisë shqiptare, një realitet të dëshiruar, aty ku pacientët rikthehen jo më për t’u kuruar, por për të falënderuar duart e arta të profesionistëve.
Spitali AmaVita nuk ka “konkurrent” në treg, sepse në lëmin e qendrave të tilla ai dallon në shërbimet që ofron. Është cilësia, standardi, egoja profesionale dhe padyshim komoditeti që bëhen të gjitha në një. Pranë Amavita kryhen operacione të cilat nuk janë bërë më parë në Shqipëri, siç është kirurgjia e kokë-qafës. Pjesë e kësaj ambicieje janë kirurgjitë Maksilofaciale, një kërkesë e bërë realitet tashmë pranë Amavita-s.
Operacionet përfshijnë rregullimin e anomalive të nofullave, defekte të lindura të buzës dhe të qiellzës. patologji të nofullave dhe të fytyrës, implante dentare, mbushje të dhëmbëve me narkozë. Prej 11 vitesh në spitalin jo publik AmaVita kryhen një sërë shërbimesh spitalore të kompletuara, nga ambulatoret, deri më specifiket e të ndërlikuarat njëherësh, që janë kirurgjitë e ndryshme. Baza e patologjive është sfera e onkologjisë me: kirurgji onkologjike dhe kirurgji onko-gjinekologjike. Kjo e kompletuar jo vetëm sa i përket trajtimit kirurgjikal, por edhe atij sistemik me kimioterapi.
Ndërkohë, tek AmaVita performon një ekip i shkëlqyer mjekësh, të gjithë me emër sa i përket specialitetit të tyre, i kombinuar me dy anestezistë e reanimatorë, sipas standardeve që kërkon bota, si dhe ekipin e ndihmësmjekëve, të dedikuar sa i përket stilit të punës dhe aktivitetit kirurgjikal. E veçanta e këtij spitali është se janë implementuar në grup shërbime bashkëkohore, të cilat e bëjnë AmaVita-n të vetmin spital që i realizon këto ndërhyrje në Shqipëri. Dr. Agim Karaj njehson suksese të vit pas viti me ndërhyrjet nga kirurgjia e përgjithshme, abdominale, pankreasi, por edhe operacionet që nga herniet inguinale, korrigjimi i fistulave dhe hemorroideve.
AmaVita mbetet kampione e operacioneve të tumoreve të gjirit, që nga radikalet deri konservativet, madje edhe te kirurgjia plastike e gjirit, gjithashtu tumoret e testeve, kyrazhet e qafës, kirurgjia e tiroideve dhe kirurgjia e lipomave dhe nishaneve (melanomat). Një sukses i padiskutueshëm i këtij rrugëtimi për jetën e mijëra pacientëve, është padiskutim aplikimi i teknikave me inovative kirurgjikale, të cilat realizohen me sukses nga ekipi i mrekullueshëm i kirurgëve të spitalit, të cilët janë specializuar në Francë, Kanada, Amerikë, Itali dhe Japoni. Dr.Karaj pohon se ka një interes të lartë të pacientëve nga e gjithë Shqipëria, Maqedonia e Kosova, por ka pasur raste edhe nga vende të tjera të Europës.
Disa nga mjekët që punojnë në spitalin AmaVita:
Prof. Dr. Agim Karaj, Onkolog, Kirurg
Dr. Artan Bodeci, Onkolog, Kirurg
Dr. Anila Kristo, Onkologe, Kimioterapiste
Dr. Euglent Hoxha, Gjinekolog, Onkolog
Dr. Klaudja Karaj, Mjeke Gjinekologe
Prof. Dr. Lutfi Zhegu, Kirurg torakal
Prof. Dr. Mehdi Agolli, Kirurgji e Përgjithshme
Dr. Alban Hatibi, Mjek Anestezist
Dr. Fahri Kokiçi, Mjek Anestezist
Dr. Henri Kolani, Kirurg i Përgjithshëm
Dr. Petrit Teferiçi, Mjek Kardiolog
Dr. Vidi Demko, Mjek Imazherist
Disa nga shërbimet:
- Konsulta për specialitete të ndryshme
- Laborator analizash klinike, biokimike dhe tumorale
- Shërbim histopatologjik: Biopsi, immunohistokimi
- Imazheri: Rografi, Mamografi, Eko të të gjitha specialiteteve
- Kirurgji e përgjithshme
- Kirurgji onkologjike
- Kirurgji gjinekologjike
- Kirurgjia e nishaneve
- Kirurgji plastike
- Kirurgji e variçeve
Botuar tek Revista Psikologjia, Nr. 185, muaji Nëntor
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.