Për të pasur kocka më të forta, fëmijët duhet të kryejnë aktivitet të shpeshtë fizik, të paktën 25 minuta në ditë.
Në këtë përfundim kanë arritur ekspertët e “Universida de Tecnica” në Lisbonë, të cilët kanë mbajtur nën kontroll, me mjete të sofistikuara, 300 fëmijë të moshës 9 vjeç ndërkohë që ata vraponin ose ecnin me hap të shpejtë apo duke kërcyer. Pas 10 minutash ushtrim, përqendrimi i mineraleve në kocka rritet, për shkak të mekanizmave biokimikë.
Sidoqoftë, rezultatet më të mira përfitohen pas gjysmë ore aktivitet, edhe për sa i përket rezistencës ndaj goditjeve, rrëzimeve dhe aftësisë për të reaguar ndaj ngritjes së një peshe.
Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 132
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.