Aktualitet

December 28, 2023 | 15:58

Stafet e kompanive të “Hysenbelliu Group” festojnë mbylljen e një viti të suksesshëm. Presidenti i grupit z.Irfan Hysenbelliu: Sfida të reja na presin!

Teksa dita e ndërrimit të viteve po afron stafet e kompanive të “Hysenbelliu Group” festuan të gjithë bashkë mbylljen e një viti të suksesshëm në një mbrëmje spektakolare në hotel Rogner.

festa-news-24-745x450

Për zotin Irfan Hysenbelliu, presidentin e “Hysenbelliu Group”, Viti i Ri do të vijë më i suksesshëm me projekte të reja ambicioze.

untitled“Është kënaqësi që mblidhemi në fundviti të gjithë së bashku. Jemi një familje e madhe dhe sa vjen dhe zgjerohemi. Një familje e cila është tepër e shëndoshë dhe kemi një komunikim shumë të mirë me njëri-tjetrin. Unë ju përgëzoj me zemër të gjithëve dhe dua që vitin që vjen, të jetë një vit më me sukses dhe të jetë një vit i cili të japi rezultate më të mira dhe në projekte të reja. Gëzuar të gjithë dhe një vit të mbarë…”.

Përshëndeti festën edhe rektori i Universitetit “Luarasi”, profesor Ethem Ruka.

untitled1“Në emër të stafit të U“Luarasi” ju uroj shëndet dhe festa te gëzuara. Universiteti Luarasi ka një identitet është një ndër universitetet më të mira të vendit dhe që konkurron me sukses në tregun e arsimit të lartë. “Luarasi” është një histori suksesi në grupin Hysenbelliu”, – tha gjatë fjalës profesor Ethem Ruka.

Për orë të tëra, atmosfera energjike kulmoi me muzikë live të Orgesa Zaimit, Roland Kademi etj. Nuk mungoi muzika tradicionale shqiptare që argëtoi hareshëm deri në orët e vona të mbrëmjes. Festa u shijua në maksimum me birrën më të mirë shqiptare, “Birra Korça” ndërsa artisti korçar Endri Prifti me interpretimin e tij ngriti peshë të gjithë të pranishmit, që e shoqëronin njëzëri. Punonjësit e televizionit News 24 bashkë me kolegët e tjerë të grupit mediatik “Focus Media Group” dhe stafin e kompanive të tjera të “Hysenbelliu Group” bërë bashkë, nuk mund të mos e shndërronin festën e punës në spektakël të vërtetë.

untitled2

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top