Studim

February 10, 2018 | 12:08

Stambolli: Qyteti i maceve (Foto)

Pasi një mace ushqehet nga një banor i Stambollit, në Turqi ajo qëndron aty. Në shtigjet e ngushta të Stambollit, macet i gjen kudo, në rrugë, dritare, çati.

Duke u ngrohur në diell apo duke kërkuar ushqim, macet janë bërë pjesë e pandashme e jetës së banorëve, në lagjet e qytetit më të madh të Evropës.

Pronarët e dyqaneve dhe banorët e lagjeve shpesh iu vendosin emra maceve dhe u tregojnë histori njësoj sit ë ishin duke biseduar me një mik.

Disa blejnë shtëpi të vogla për t’i mbrojtur nga i ftohti gjatë dimrit, ndërsa disa të tjerë preferojnë që t’i marrin në shtëpinë e tyre. “Kur bëhet fjalë për mace askush nuk mendon çështjen e lekëve “, shprehet një punonjës i dyqanit të kafshëve. “Ata i marrin macet me këmbë të thyer, te verbuara apo me probleme te stomakut dhe i çojnë në klinikë. Kur shohin që janë shëruar plotësisht i lënë të jetojnë përsëri në rrugë”, përfundoi ai.

Përgatiti: Brikela Daci / Burimi /www.msn.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top