FB

March 4, 2022 | 8:22

#StandWithUkraine: ‘Të Premtet për të Ardhmen’, në shesh për paqen

Jo vetëm të premteve, kur lufta për paqen është çdo ditë në lojë, është e dobishme të dëgjohet zëri i dikujt. Këtë e dinë mirë të rinjtë aktivistë të lëvizjes mjedisore ‘Të Premtet për të Ardhmen’, të cilët dolën në rrugë në 70 qytete për të mbështetur një tjetër kauzë: fundin e luftës në Ukrainë.

Një protestë globale kundër kësaj dhe të gjitha luftërave, shoqëruar me hashtagun #StandWithUkraine. Apeli erdhi drejtpërdrejt nga bashkëmoshatarët e tyre ukrainas, të cilët kërkuan të gjithë të protestonin së bashku për përfundimin e konfliktit, një ditë më herët se zakonisht. Vetë themeluesja e lëvizjes Greta Thunberg kishte demonstruar para ambasadës ruse të premten e kaluar.

Një deklaratë citon: “Nuk është Toka ajo që duhet shpëtuar. Është kush jeton atje, është jeta, njerëzimi. Një planet ekologjikisht i shëndetshëm, por i përshkuar nga luftëra dhe shkelje të të drejtave të njeriut, nuk është planeti që duam”. Po flasim për një brez që nuk është mësuar të imagjinojë një botë në konflikt, të cilën e konsideron absurde, të padobishme dhe shkatërruese. Për përfaqësuesit e lëvizjes, përplasje të këtij lloji kryhen nga të njëjtat interesa që po na tërheqin drejt krizës klimatike, nga e cila nuk do të dalim pa rizbuluar më parë drejtësinë sociale.

Teksti vazhdon duke u bërë thirrje qeverive që të heqin karburantet fosile si gazi sa më shpejt të jetë e mundur, “një nga shkaqet kryesore të luftërave dhe konflikteve” dhe “të mos vazhdojnë investimet në infrastrukturë dhe lëndë djegëse fosile që do të na mbajnë të varur nga vendet e tjera. Zgjidhja, edhe një herë, është investimi në një botë që shmang konfliktet, qoftë edhe duke zgjedhur burime të rinovueshme.

Një e ardhme ndryshe është e mundur dhe e nevojshme dhe asnjëherë si në ditët e sotme të rinjtë duan ta theksojnë atë.

 

Burimi / https://www.tgcom24.mediaset.it/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top