Këshilla & Arsye

March 14, 2018 | 11:59

Stategjitë për ushqyerjen e shëndetshme të fëmijëve

Të gjitha nënat dëshirojnë që fëmijët e tyre të hanë ushqime sa më të mira e të shëndetshme, por kjo është nja nga sfidat e tyre, pasi jo gjithmonë fëmijët preferojnë ato ushqime që kanë vërtet vlera për ta.

7 “strategji” për ushqyerjen e fëmijëve, të cilat kanë rezultuar të suksesshme.

Mos gatuani diçka tjetër pas saj që keni përgatitur

Nëse fëmija nuk ha vaktin që ju i keni përgatitur, mos gatuani diçka që ju kërkon në moment. Tregojini fëmijës që ju nuk jeni kuzhiniere. Edhe nëse fëmija refuzon të hajë, mos hiqni dorë. Mungesa e një vakti nuk shkakton dëme të mëdha, por nga ana tjetër fëmija mësohet me disiplinë në të ushqyer.

Bashkoni ingredientë që balancojnë njëri-tjetrin

Nëse fëmija nuk ha një ushqim të caktuar, por që është i domosdoshëm në një recetë, balancojeni atë me diçka tjetër që të mos ndihet shumë aroma apo shija.

Kushtojini shumë rëndësi perimeve

Pjesa më e madhe e fëmijëve nuk dëshirojnë të hanë perime e për këtë arsye, disa specialist këshillojnë që ato t’i vendosni të parat në tryezë. Në këtë mënyrë, fëmijët do të jenë të uritur e do t’i hanë më shpejt, që të kenë mundësi të kalojnë në pjatën e dytë. Por kujdes, pa ngrënë perimet mos shërbeni asgjë tjetër.

Hani darkë së bashku

Nëse gjithë familja mblidhet për të ngrënë darkë bashkë dhe gjithë vëmendja është në tryezë, duke lënë mënjanë televizorin, telefonin apo lojërat, fëmijët do të ndihen më të motivuar për të ngrënë siç duhet.

“Provoje pak”

Shpesh fëmijët refuzojnë të hanë një ushqim të caktuar, pa ndonjë arsye. Ata thjesht e kanë të fiksuar në mendjen e tyre se nuk do ta hanë dhe ashtu bëjnë. Përdorni këtë taktikë, sepse pasi ta ketë provuar ushqimin, fëmija juaj mund të ndërrojë mendje.

Përdorni ndëshkime ta vogla (pa u ndier në faj)

Nëse fëmija nuk ha atë që keni gatuar, mund ta lini pa ëmbëlsirë ose pa diçka tjetër që e preferon.

Ruani gjithmonë vend për ëmbëlsirë

Në masën e duhur, ëmbëlsirat u bëjnë mirë fëmijëve. Kur të ketë mbaruar gjithçka tjetër, një akullore apo një ëmbëlsirë e shëndetshme, duhet të jetë pjesë e vaktit.

Burimi / www.pernenat.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top