Përgatiti Orjona Tresa
Ali dhe Nino, statujat në lëvizje që bashkohen. Kjo është historia e trishtë e dy të dashuruarve që frymëzoi statujën e dashurisë nga artistja Tamara Kvesitadze, e vendosur në bregdetin e Batumit në Gjeorgji. Statuja është me pamje nga deti i Zi. Veçantia e saj qëndron në faktin se ajo lëviz duke bashkuar dhe larguar dy personazhet e historisë.
Çdo ditë në orën 19:00 në bregdetin e Batumit, në Gjeorgji, dy figurat gjigante, ajo që përfaqëson Aliun dhe Ninon, takohen, puthen dhe ndahen sërish.
Një vepër kolosale në lëvizje, që çdo mbrëmje tërheq mijëra kureshtarë dhe romantikë.
Vepra e bërë prej metali, e njohur dhe si “Statuja e dashurisë” është e gjatë 8 metra dhe e ndërtuar me dy figura transparente në segmentet e mbivendosura prej metali.
Skulptura është frymëzuar nga një histori tragjike dashurie, e rrëfyer në romanin austriak të vitit 1937 Ali dhe Nino.
Ali dhe Nino u ndanë për shkak të shpërthimit të revolucionit sovjetik. Ali, një mysliman azerbajxhanas, bie në dashuri me një princeshë gjeorgjiane, Ninon, ku për fat të keq bashkimi i tyre u ndërpre tragjikisht nga shpërthimi i një bombe që goditi shtëpinë e Aliut, i cili vdiq.
Autori i romani është i panjohur, pseudonimi i tij është Kurban Said. Titulli i librit është bërë një klasik i letërsisë kaukaze dhe konsiderohet romani kombëtar i Azerbajxhanit.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.