Prindi autoritar vendos rregulla dhe udhëzime të qarta, të përshtatshme për nivelin e zhvillimit të fëmijës, duke shpjeguar arsyet për të cilat ekzistojnë frenime ose ndalime. Ai është në gjendje t’i përshtatë ato, duke ndjekur krahasimin dhe dëgjimin, për nevojat dhe kërkesat e fëmijës së tij.
Është një prind i hapur për negociata dhe diskutime, dhe i gatshëm të vënë në pikëpyetje këndvështrimin e tij. Qëndrimi i tij është pohues, jo ndërhyrës ose kufizues, por në çdo rast, ai është një prind që vepron nga statusi i të rriturve, për pasojë edhe mbrojtës, dhe mbështetës.
Ka pritshmëri reale ndaj fëmijës dhe në përputhje me moshën.
Ai është i dashur dhe i ngrohtë, kërkon mendimet dhe ndjenjat e fëmijës dhe i merr parasysh ato. Shpreh vlerësim dhe besim me veten dhe fëmijën e tij.
Dëgjon fëmijën duke vlerësuar fjalët, ndjenjat dhe përvojat e tij. Është një prind që ofron edukim, rehati dhe falje sesa ndëshkim. Ai e mëson fëmijën të jetë autonom, i përgjegjshëm, i pavarur, i pjekur, pohues, proaktiv, përgjegjës, shoqëror, i aftë të vetërregullohet dhe të bashkëpunojë me të tjerët pa mbizotëruar ose nënshtruar.
Fëmija mëson të respektojë rregullat të cilat nuk i ndjek pasivisht, por vetëm pasi të ketë kuptuar, brendësuar dhe duke ia dalë vetë.
Fëmija mëson pastaj kuptimin kritik dhe aftësinë për t’u shprehur në mënyrë të pavarur.
E pra, kam përshkruar katër stilet kryesore arsimore të cilat padyshim nuk janë aq të ngurta në përkufizimet e tyre, por gjithashtu mund të kryqëzohen edhe në të njëjtin prind.
Le të kujtojmë se të gjitha këto janë aspekte teorike vetëm për të reflektuar në një nivel mendor mbi një çështje kaq delikate.
Por këtyre konsideratave ne duhet t’u shtojmë të gjitha dinamikat që ndodhin në botën delikate, ku djalli ynë, që buron nga plagët dhe nevojat e patrajtuara, shkarkon mesazhe jo-verbale tek fëmijët, të cilave fëmijët u përshtaten në mënyrë të përsosur, duke pështatur sjellje negative.
Pra, puna që duhet bërë për të qenë një prind i mirë është e dyfishtë, në nivelin racional / psikologjik dhe në nivelin e pavetëdijshëm / morfik.
Njëra pa tjetrën është gjithmonë një ndërhyrje e pjesshme.
Dhe ajo që i zgjidh të dyja është dashuria e prindit për veten që pastron anën e tij të errët dhe reflekton tek fëmija nevojat energjike dhe ekzistenciale të dashurisë dhe vlerës që nuk mund të jepen vetëm verbalisht.
Përgatiti Orjona Tresa / Burimi Metodo StudiAmo – D.ssa Lucia Goldoni
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.