Vlerësoni fjalën rregull: vendos menjëherë takimin me parukierin dhe jepi një prerje të duhur sipas stilit që ju shkon.
Kështu është: çdo gjë ndryshon pas të 50-ve. Për fat të keq, lëkura bie, grimi nuk mban më, fundet nuk vijnë më për shtat dhe flokët rrallohen. Duhet ta pranojmë. Ka ardhur koha për të ndryshuar pamjen dhe për të gjetur një mënyrë se si të ndihemi mirë, edhe nëse rinia është një kujtesë. Pra, me karrierën dhe kokën lart, shkojmë ta përvetësojmë atë që jeta na ka rezervuar: më e mira vjen tani!
Siç thuhet, le t’ia nisim nga fillimi ose nga koka e flokët. Dëshirojmë gjëra të reja, por mbi të gjitha, kemi idenë e fillimit të një aventure të re, duke nisur me një prerje që të na tregojë si në rininë e hershme, më të freskët, e për pasojë, tërheqës.
Megjithatë, vëmendja është e nevojshme, sepse të gjithë e pëlqejnë ndryshimin e ngjyrës dhe prerjen e flokëve, por jo të gjitha stilet janë të mira për çdo moshë. Ja 40 lloje në prerje dhe ngjyra.
Magjia e ngjyrës: sa më shumë që kalon mosha, aq më shumë ngjyra të ndritshme dhe të ëmbla për t’u përshtatur. Definitivisht jo ngjyrave të forta si e zeza në blu dhe e kuqe, absolutisht ngjyra bionde e thellë, lajthi dhe gështenjë. Ngjyrat e ngrohta na bëjnë të dukemi më të shëndetshëm, të rinj dhe ta ndjejmë më pak peshën e moshës.
Të gjata, pse jo: i kemi mbajtur për një kohë të gjatë, por a ka ardhur koha të heqim dorë? Jo, për aq kohë sa prerja është e paktë dhe nxjerr në pah fytyrën. Edhe në këtë rast, fiton natyralja: jo flokëve perfekt të butë dhe piastruar, si për një pamje lehtësisht me onde apo kaçurrela.
Mesatarisht të gjatë: Nëse nuk ndihemi mirë me flokë shumë të shkurtër ose me flokë shumë të gjatë, ia vlen të zgjedhim. Gjatësia mesatare është e përkryer për gratë e çdo moshe, veçanërisht ato që i kanë hedhur pas të 50-at. Këtu mençuria e parukierit bën dallimin. Flokët në fakt duhet të harmonizohen me fytyrën dhe të shfaqin dukshëm tiparet. Për një fytyrë të rrumbullakët, prerja e gjatë ose e shkallëzuar është e përsosur.
Të shkurtër fare: flokë elegantë dhe lehtësisht për t’u trajtuar. Sidomos për ato femra që i kanë hedhur pas të 50-at. Asimetri, sensualitet dhe elegancë na lejon kjo prerje.
Përgatiti Orjona Tresa
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.