FB

November 6, 2024 | 7:24

Stimuluesit dhe sjelljet mbinormale të njeriut, si t’i kuptojmë?

 

Blerina Memaj, psikologe

 

“Stimuluesit dhe sjelljet mbinormale të njeriut” është një temë shumë interesante, duke marrë parasysh faktorët që ndikojnë në sjelljen e njeriut, si dhe pasojat që ato sjellin.

sjellje-jo-normale

Çfarë do të thotë sjellje mbinormale? Një reagim/veprim që është jashtë normës shoqërore ose që devijon nga sjellja tipike e individëve në një shoqëri të caktuar. Stimujt që ndikojnë në sjelljen mbinormale të njeriut ndodhin për arsye të ndryshme, që mund të jenë biologjikë, siç janë hormonet (adrenalina, dopamina, serotonina) dhe neurotransmetuesit. Por mund të ndikojnë dhe faktorët e jashtëm, të ashtuquajtur stimulues mjedisorë, siç janë ambienti social, presionet shoqërore, ngjarjet stresuese, ose mediat. Janë gjithashtu dhe stimuluesit kognitivë dhe emocionalë, ku përfshihen ngjarjet traumatike, frika, zemërimi, gëzimi ekstrem. Po jua sjellim tani në forma më konkrete:

*Moda prekëse, shumëngjyrëshe dhe nxitëse.

*Industria e ushqimit, sheqeri i fabrikës (glukoza duket më e ëmbël, por meqë digjet më shpejt nga trupi krijon varësi) në vend të sheqerit natyral (fruktozës).

*Aromat dhe ngjyrat artificiale.

*Hormonet që përdoren në  bujqësi, manipulimi gjenetik. Tashmë nuk ka mbetura asnjë pemë nga natyra, përpos atyre të mbjella në kushte ekologjike; më të mëdha, me më shumë ngjyra.

*Ushqimet e rafinuara; buka e ndarë nga krundet, vajrat e rafinuar, orizi i rafinuar etj; industria e ushqimit të shpejtë,kultura Big Mac.

*Erotizmi dhe pornografia në vend të marrëdhënieve intime natyrore dhe legjitime.

*Operacionet estetike, gjinjtë, buzët e fryra.

*Industria kozmetike: nëse je bionde, je e bukur, qerpikë, thonjtë e gjatë.

*Këpucë tepër të larta, me taka të dëmshme për shëndetin.

*Filmat kataklizmatike, horror, me monstra: King Kongu, Drakula, njerëz super të fuqishëm, mutante, avatarë, etj,.

*Kërkimi i pavdekësisë, filmat hollivudianë që trajtojnë këtë temë, si Star Wars; Sindroma e Shehrezades (nëse mbaron tregimi, mbaron dhe jeta).

*Garat e bukurisë.

*Industria e zhvillimit të trupit dhe hormoneve anabolike.

*Sfidimi i rreziqeve; bungie jumping (kërcimi nga malet me një shirit elastik); ngjitja në male me stil të lirë, sky-diving (parashutimi), pasioni për makina dhe motoçikleta të shpejta.

*Kërkimi i zhurmës ekstreme; pub-et, diskotekat, muzika nëpër vetura.

*Industria e lodrave: pasioni për kukullën Barbi dhe deliri për të qenë si ajo (dieta ekstreme dhe anoreksi).

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top